02 сеп Biciklistička infrastruktura u Preševu / Infrastruktura për biçikleta në Preshevë
2. septembar 2026.
Biciklistička infrastruktura u Preševu: Mladi ukazuju na potrebu za bezbednijim uslovima za bicikliste
Bicikl je deo svakodnevnog života u Preševu, ali nedostatak biciklističkih staza, gust saobraćaj i nebezbedne raskrsnice otežavaju njegovo bezbedno korišćenje. Na ove probleme ukazuje istraživanje „Biciklistička infrastruktura u Preševu: između planova, potreba građana i odgovornosti institucija“, pripremljeno u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju odgovor institucija.Proces rada mladih u okviru Platforme je podrzala mentorski Dejana Cvetković.
Jedna od tema koju su mladi prepoznali jeste bezbednost biciklista i nedostatak odgovarajuće biciklističke infrastrukture u Preševu.
Istraživanje je obuhvatilo deset ispitanika koji koriste bicikl. Sedam od deset navodi da se tokom vožnje kroz Preševo ne oseća bezbedno ili se oseća samo donekle bezbedno, dok je šestoro imalo neprijatnu ili opasnu situaciju tokom vožnje. Kao posebno problematične lokacije navode glavne puteve, centar grada, raskrsnice, kružne tokove i delove grada sa gustim saobraćajem.
Istovremeno, devet od deset ispitanika navodi nedostatak biciklističkih staza kao glavnu prepreku za češće korišćenje bicikla, dok bi osam od deset bicikl koristilo češće kada bi postojale bezbedne i povezane biciklističke staze.
Mladi kroz Youth Alert Platformu ukazuju na potrebu za bezbednom i povezanom biciklističkom mrežom, posebno prema centru grada, školama, parku, stadionu i drugim važnim lokacijama, kao i za odgovarajućom signalizacijom, osvetljenjem i parkingom za bicikle.
Više o nalazima, iskustvima građana i preporukama možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Biciklistička infrastruktura u Preševu.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Infrastruktura për biçikleta në Preshevë: Të rinjtë vënë në pah nevojën për kushte më të sigurta për çiklistët
Biçikleta është pjesë e jetës së përditshme në Preshevë, por mungesa e shtigjeve për biçikleta, trafiku i dendur dhe udhëkryqet e pasigurta e vështirësojnë përdorimin e saj në mënyrë të sigurt. Këto probleme i nxjerr në pah hulumtimi “Infrastruktura për biçikleta në Preshevë: mes planeve, nevojave të qytetarëve dhe përgjegjësisë së institucioneve”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen dhe reagimin e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Një nga çështjet e identifikuara nga të rinjtë është siguria e çiklistëve dhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për biçikleta në Preshevë.
Hulumtimi ka përfshirë dhjetë të anketuar që përdorin biçikletën. Shtatë nga dhjetë të anketuar nuk ndihen të sigurt ose ndihen vetëm pjesërisht të sigurt gjatë ngasjes së biçikletës nëpër Preshevë, ndërsa gjashtë prej tyre kanë përjetuar situata të pakëndshme ose të rrezikshme gjatë ngasjes. Si zona veçanërisht problematike përmenden rrugët kryesore, qendra e qytetit, udhëkryqet, rrethrrotullimet dhe pjesët e qytetit me trafik të dendur.
Në të njëjtën kohë, nëntë nga dhjetë të anketuar e konsiderojnë mungesën e shtigjeve për biçikleta si pengesën kryesore për përdorimin më të shpeshtë të biçikletës, ndërsa tetë nga dhjetë do ta përdornin biçikletën më shpesh nëse do të kishte shtigje të sigurta dhe të ndërlidhura.
Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë vënë në pah nevojën për një rrjet të sigurt dhe të ndërlidhur të shtigjeve për biçikleta, veçanërisht drejt qendrës së qytetit, shkollave, parkut, stadiumit dhe lokacioneve të tjera të rëndësishme, si dhe për sinjalizim, ndriçim dhe parkingje të përshtatshme për biçikleta.
Për më shumë rreth gjetjeve, përvojave të qytetarëve dhe rekomandimeve, mund ta lexoni raportin këtu: Infrastruktura për biçikleta në Preshevë.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
