Mladi u Zubinom Potoku: nedostatak sadržaja i mogućnosti za učešće / Të rinjtë në Zubin Potok: mungesë e përmbajtjeve dhe mundësive për pjesëmarrje

6. septembar 2026.

Mladi u Zubinom Potoku: Nedostatak sadržaja, prostora i mogućnosti za učešće u donošenju odluka

 

Nedovoljna informisanost o radu Kancelarije za mlade, nedostatak prostora i sadržaja, kao i ograničene mogućnosti za učešće u donošenju odluka, neki su od ključnih izazova koje mladi prepoznaju u Zubinom Potoku. Na to ukazuje „Izveštaj o dostupnosti sadržaja i mogućnostima za mlade u opštini Zubin Potok“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.

Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija.Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.

U Zubinom Potoku mladi su se fokusirali na dostupnost prostora i sadržaja, rad lokalnih mehanizama za mlade, mogućnosti učešća u javnom životu, kao i obrazovne i profesionalne perspektive.

Istraživanje je sprovedeno među 11 mladih. Nijedan ispitanik nije naveo da zna čime se Kancelarija za mlade konkretno bavi, gde se nalazi ili da je koristio njene usluge i učestvovao u njenim aktivnostima. Odgovori pokazuju da mladima nedostaju jasnije informacije o radu Kancelarije, njenoj lokaciji i mogućnostima koje pruža. 

Istovremeno, sedam od 11 ispitanika smatra da u Zubinom Potoku nema dovoljno mesta na kojima mladi mogu da se okupljaju, druže, uče ili učestvuju u sportskim, kulturnim i drugim aktivnostima. Kao sadržaje koji im nedostaju navode kulturne događaje, koncerte, sportske aktivnosti, vannastavne programe, neformalno obrazovanje i kulturne razmene. 

Posebno se izdvaja pitanje učešća mladih u donošenju odluka. Mogućnost da utiču na odluke koje ih se tiču na lokalnom nivou ocenjena je prosečnom ocenom od samo 1,64 od 5, dok 72,7% ispitanika navodi da nikada nije učestvovalo u javnoj raspravi, omladinskoj inicijativi, Savetu za mlade ili sastanku sa predstavnicima institucija. 

Nalazi ukazuju i na širi izazov perspektive mladih: devet od 11 ispitanika navelo je da razmatra odlazak sa Kosova*, pre svega zbog nedostatka izbora i perspektive, kao i boljih mogućnosti za obrazovanje, usavršavanje i zapošljavanje u drugim sredinama. 

Mladi kroz Youth Alert Platformu ukazuju na potrebu za vidljivijom i dostupnijom Kancelarijom za mlade, redovno dostupnim i besplatnim prostorom za mlade, više sportskih, kulturnih i edukativnih sadržaja, kao i jasnim mehanizmima kroz koje mladi mogu da daju predloge, učestvuju u konsultacijama i utiču na odluke u svojoj zajednici. 

Više o iskustvima mladih, ključnim nalazima i preporukama možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Izveštaj o dostupnosti sadržaja i mogućnostima za mlade u opštini Zubin Potok.

*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.

 

Të rinjtë në Zubin Potok: Mungesë e përmbajtjeve, hapësirave dhe mundësive për pjesëmarrje në vendimmarrje

 

Informimi i pamjaftueshëm për punën e Zyrës për të Rinj, mungesa e hapësirave dhe përmbajtjeve, si dhe mundësitë e kufizuara për pjesëmarrje në vendimmarrje, janë disa nga sfidat kryesore që të rinjtë identifikojnë në Zubin Potok. Këtë e vë në pah “Raporti mbi qasjen në përmbajtje dhe mundësitë për të rinjtë në komunën e Zubin Potokut”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.

Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković. 

Në Zubin Potok, të rinjtë janë fokusuar në qasjen në hapësira dhe përmbajtje, funksionimin e mekanizmave lokalë për të rinjtë, mundësitë për pjesëmarrje në jetën publike, si dhe perspektivat arsimore dhe profesionale.

Hulumtimi është realizuar me 11 të rinj. Asnjë nga të anketuarit nuk ka deklaruar se e di konkretisht me çfarë merret Zyra për të Rinj, ku ndodhet apo se ka përdorur shërbimet e saj ose ka marrë pjesë në aktivitetet e saj. Përgjigjet tregojnë se të rinjve u mungojnë informacione më të qarta për punën e Zyrës, lokacionin dhe mundësitë që ajo ofron. 

Në të njëjtën kohë, shtatë nga 11 të anketuar konsiderojnë se në Zubin Potok nuk ka mjaftueshëm vende ku të rinjtë mund të mblidhen, të shoqërohen, të mësojnë apo të marrin pjesë në aktivitete sportive, kulturore dhe të tjera. Ndër përmbajtjet që u mungojnë, ata përmendin ngjarje kulturore, koncerte, aktivitete sportive, programe jashtëshkollore, arsim joformal dhe shkëmbime kulturore. 

Një nga çështjet më të rëndësishme është pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje. Mundësia për të ndikuar në vendimet që i prekin në nivel lokal është vlerësuar me një mesatare prej vetëm 1,64 nga 5, ndërsa 72,7% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë marrë asnjëherë pjesë në debat publik, nismë rinore, Këshill për të Rinj apo takim me përfaqësues të institucioneve. 

Gjetjet tregojnë edhe një sfidë më të gjerë që lidhet me perspektivën e të rinjve: nëntë nga 11 të anketuar kanë deklaruar se po e konsiderojnë largimin nga Kosova*, kryesisht për shkak të mungesës së zgjedhjeve dhe perspektivës, si dhe mundësive më të mira për arsimim, zhvillim profesional dhe punësim në vende të tjera. 

Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë vënë në pah nevojën për një Zyrë për të Rinj më të dukshme dhe më të qasshme, një hapësirë të hapur dhe pa pagesë për të rinjtë, më shumë aktivitete sportive, kulturore dhe edukative, si dhe mekanizma të qartë përmes të cilëve të rinjtë mund të japin propozime, të marrin pjesë në konsultime dhe të ndikojnë në vendimet që i prekin në komunitetin e tyre. 

Për më shumë rreth përvojave të të rinjve, gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve, mund ta lexoni raportin këtu: Raporti mbi qasjen në përmbajtje dhe mundësitë për të rinjtë në komunën e Zubin Potokut.

*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.