05 сеп Srpski kao nematernji jezik u Bujanovcu, Preševu i Medveđi / Gjuha serbe si gjuhë joamtare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
5. septembar 2026.
Srpski kao nematernji jezik: Mladi traže više praktičnog učenja, dok nastavnici ukazuju na nedostatak udžbenika
Nedostatak odgovarajućih udžbenika, potreba za više praktične komunikacije i veći fond časova izdvajaju se kao važni izazovi u nastavi Srpskog kao nematernjeg jezika u Bujanovcu, Preševu i Medveđi. Na to ukazuje izveštaj „Srpski kao nematernji jezik u Bujanovcu, Preševu i Medveđi: učenici bez udžbenika, nastavnici improvizuju materijale“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
Ovo istraživanje bilo je usmereno na iskustva i potrebe učenika i nastavnika u vezi sa učenjem, nastavom i svakodnevnom upotrebom srpskog kao nematernjeg jezika.
Anketa među 11 mladih iz Bujanovca i Preševa pokazuje da se srpski jezik van škole koristi relativno retko. Kao najveće poteškoće u učenju 54,5% ispitanika navodi govor i konverzaciju, a isti procenat gramatiku, dok se među izazovima pojavljuju i padeži, fond reči i razumevanje. Mladi istovremeno ukazuju da im je srpski potreban u brojnim svakodnevnim situacijama – od komunikacije u institucijama i zdravstvenim ustanovama do obrazovanja, kupovine i komunikacije sa vršnjacima.
Odgovori mladih pokazuju da žele više razgovora, praktičnih situacija i zajedničkih aktivnosti sa vršnjacima kojima je srpski maternji jezik. Kao korisne načine učenja navode dodatne časove i radionice, igre i kvizove, filmove, serije, muziku i druge sadržaje koji omogućavaju da se jezik koristi u praksi.
Sa druge strane, oba nastavnika koja su učestvovala u istraživanju ukazuju na nedostatak odgovarajućih udžbenika, zbog čega se u nastavi oslanjaju na druge udžbenike i priručnike, internet, fotografije i radne listove koje prilagođavaju potrebama učenika. Oba nastavnika smatraju i da je potreban veći fond časova.
Institucionalni podaci pokazuju i razlike između opština i škola kada je reč o dostupnosti stručnog kadra i podrške. U pojedinim školama u Medveđi predmet ne predaju nastavnici obrazovani u oblasti srpskog jezika i književnosti, dok za Bujanovac nisu dostavljeni podaci o broju nastavnika, njihovim kvalifikacijama, fondu časova i stručnom usavršavanju.
Mladi kroz Youth Alert Platformu ukazuju na potrebu za odgovarajućim udžbenicima i nastavnim materijalima, većim fondom časova, podrškom nastavnicima, više praktičnog i konverzacijskog rada, kao i vannastavnim i interkulturalnim aktivnostima koje bi povezivale mlade iz različitih zajednica. Na taj način, učenje jezika može doprineti ne samo svakodnevnoj komunikaciji, već i boljem međusobnom upoznavanju i povezivanju mladih.
Više o iskustvima učenika i nastavnika, ključnim nalazima i preporukama za unapređenje nastave možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Srpski kao nematernji jezik u Bujanovcu, Preševu i Medveđi.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Gjuha serbe si gjuhë joamtare: Të rinjtë kërkojnë më shumë mësim praktik, ndërsa mësimdhënësit vënë në pah mungesën e teksteve shkollore
Mungesa e teksteve të përshtatshme shkollore, nevoja për më shumë komunikim praktik dhe një numër më i madh i orëve mësimore janë ndër sfidat kryesore në mësimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Këtë e vë në pah raporti “Gjuha serbe si gjuhë joamtare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë: nxënësit pa tekste shkollore, mësimdhënësit përshtatin vetë materialet”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Ky hulumtim është fokusuar në përvojat dhe nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me mësimin, mësimdhënien dhe përdorimin e përditshëm të gjuhës serbe si gjuhë joamtare.
Anketa me 11 të rinj nga Bujanoci dhe Presheva tregon se gjuha serbe përdoret relativisht rrallë jashtë shkollës. Si vështirësitë kryesore në mësimin e saj, 54,5% e të anketuarve përmendin të folurit dhe komunikimin, ndërsa po aq përmendin gramatikën. Ndër sfidat e tjera përmenden rasat, fjalori dhe të kuptuarit. Në të njëjtën kohë, të rinjtë theksojnë se gjuha serbe u nevojitet në shumë situata të përditshme – nga komunikimi në institucione dhe shërbime shëndetësore deri te arsimi, blerjet dhe komunikimi me bashkëmoshatarët.
Përgjigjet e të rinjve tregojnë se ata dëshirojnë më shumë biseda, situata praktike dhe aktivitete të përbashkëta me bashkëmoshatarë që e kanë serbishten gjuhë amtare. Si forma të dobishme të të mësuarit përmenden orët dhe punëtoritë shtesë, lojërat dhe kuizet, filmat, serialet, muzika dhe përmbajtje të tjera që mundësojnë përdorimin praktik të gjuhës.
Nga ana tjetër, të dy mësimdhënësit që morën pjesë në hulumtim vënë në pah mungesën e teksteve të përshtatshme shkollore, për çka gjatë mësimit mbështeten në tekste dhe doracakë të tjerë, internet, fotografi dhe fletë pune, të cilat i përshtatin sipas nevojave të nxënësve. Të dy konsiderojnë gjithashtu se nevojitet një numër më i madh i orëve mësimore.
Të dhënat institucionale tregojnë edhe dallime ndërmjet komunave dhe shkollave sa i përket kuadrit profesional dhe mbështetjes në dispozicion. Në disa shkolla në Medvegjë, këtë lëndë nuk e japin mësimdhënës të arsimuar në fushën e gjuhës dhe letërsisë serbe, ndërsa për Bujanocin nuk janë ofruar të dhëna për numrin e mësimdhënësve, kualifikimet e tyre, numrin e orëve dhe zhvillimin profesional.
Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë vënë në pah nevojën për tekste dhe materiale të përshtatshme mësimore, më shumë orë mësimore, mbështetje për mësimdhënësit, më shumë punë praktike dhe komunikim në gjuhën serbe, si dhe aktivitete jashtëshkollore dhe ndërkulturore që lidhin të rinjtë nga komunitete të ndryshme. Në këtë mënyrë, mësimi i gjuhës mund të kontribuojë jo vetëm në komunikimin e përditshëm, por edhe në njohjen dhe afrimin më të mirë mes të rinjve.
Për më shumë rreth përvojave të nxënësve dhe mësimdhënësve, gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve për përmirësimin e mësimit, mund ta lexoni raportin këtu: Gjuha serbe si gjuhë joamtare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
