Aplikimet për trajnimin e ndërmarrësisë janë të hapura

“Një ditë para se diçka të bëhet një sukses i madh, është thjesht një ide e çmendur” – Shkencëtari Peter Diamandis.

Nëse jeni 16-30 vjeç, jetoni në Bujanoc apo Preshevë dhe doni të mësoni më shumë rreth ndërmarrësisë dhe përmes saj të ndikoni pozitivisht në komunitetin tuaj, atëherë bashkohuni me ne në trajnimin rreth ndërmarrësisë. 

Ky trajnim do të jetë një puntori dy ditore ku do të mësojmë, shoqërohemi  dhe të nisim rrugëtimin e ndërmarrësisë.

Ndërmarrës i sukseshëm lind apo bëhesh?

Çfarë ju nevojitet për të filluar biznesin tuaj?

Si mund t’i zgjidhni problemet sociale dhe mjedisore të komunitetit në të cilin jetoni përmes ndërmarrjes?

Kush mund t’ju ndihmojë në udhëtimin tuaj të ndërmarrësisë?

Këto janë vetëm disa nga temat që do të trajtojmë, ku përveç tjerash, ju do të keni mundësinë të njiheni me Design Thinking, një metodë krijuese për zgjidhjen e problemeve! Në Design Thinking, ne përqendrohemi në zgjidhje, jo në pengesa, dhe i vendosim njerëzit dhe nevojat e tyre në qendër të procesit krijues. Disa nga kompanitë më të mëdha që keni dëgjuar ndoshta, të tilla si Nike, Google, IKEA, përdorin DT në punën e tyre dhe ne do ta përdorim atë për të shëndërruar idetë tuaja ndëmarrëse në veprime konkrete.

Të dy punëtoritë përbëhen nga një pjesë teorike dhe punë në grupe në të cilën ne praktikisht do të zbatojmë njohuritë e marra në pjesën e parë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të plotësoni një formular të shkurtër aplikimi. Individë si dhe grupe të rinjsh, të moshës 16 deri 30 vjeç, nga Bujanoci dhe Presheva janë të mirëseardhur.

Trajnimi mbahet më 22 dhe 23 Korrik në Bujanoc dhe aplikimet janë të hapura deri më 19 korrik në orën 23:59.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development (ALVED) financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe implementuar nga Peaceful Change initiative dhe People in Need në partneritet me Gradjanske Inicijative, PEN – Peer Educators Network dhe NVO Aktiv.