Aplikimet për trajnimin mbi bazat e fotografisë janë të hapura

Ju pëlqen të kapni të gjitha momentet e bukura të jetës suaj dhe t’i ndani ato me të tjerët? A keni menduar ndonjëherë se si të përmirësoni cilësinë e fotove tuaja? A jeni të interesuar për temën e fotografisë apo e shihni veten si fotograf?

Nëse përgjigja juaj është PO, atëherë kjo është mundësia e duhur për ju!

Ftojmë të gjithë dashamirët e fotografisë të aplikojnë në trajnimin mbi bazat e fotografisë , i cili organizohet me 2 dhe 3 tetor në Nish, për të gjithë të rinjtë e interesuar (nga 16 deri në 25 vjet) nga Bujanoci dhe Presheva. 

Në këtë trajnim do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë tuaja fotografike, të mësoni më shumë rreth historisë së fotografisë, estetikës, llojeve të ndryshme të fotografisë, përpunimit të imazhit, dhe do të keni mundësinë që menjëherë t’i aplikoni ato njohuri në praktikë.

Nëse nuk keni aparat fotografik – kjo është plotësisht në rregull, e rëndësishme është të keni një telefon dhe dëshirën për të mësuar!

  • Aplikimet janë të hapura deri të martën, 28 shtator në orën 23.59 pasdite.

 

Le të bëjmë një foto së bashku!