Aplikimet për trajnimin shkrim-lexim mediatik

22 May Aplikimet për trajnimin shkrim-lexim mediatik

Të nderuar,

Shkrim-leximi mediatik është pjesë e domosdoshme e edukimit qytetar! Shfrytëzoni mundësinë për të mësuar gjithçka në lidhje me bazat e shkrim-leximit mediatik në trajnimin tonë të ardhshëm.

Nëse jeni 16-30 vjeç dhe jetoni në Bujanoc apo Preshevë kjo është mundësia e duhur për ju! Pjesëmarrja në trajnim është falas dhe nuk është e nevojshme të keni njohuri paraprake për këtë temë.

Trajnimi do të mbahet më 29 Maj tek hotel Rozafa- salla e konferencave në Bujanoc. Përzgjedhja bëhet në bazë të aplikimeve dhe motivimit për trajnim. Afati i fundit i aplikimit është 27 maj deri në orën 23:59.

LAJMROHU!