05 сеп Izveštaj Odnos prema Albancima na jugu Srbije / Raporti Qëndrimet ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë
5. septembar 2026.
Odnos prema Albancima na jugu Srbije: Mladi ukazuju na socijalnu distancu, ali i načine za njeno smanjenje
Predrasude, nedostatak neposrednog kontakta i način na koji se Albanci predstavljaju u javnom prostoru utiču na socijalnu distancu prema albanskoj zajednici, dok mladi kao ključ za njeno smanjenje vide više komunikacije, zajedničkih aktivnosti i međusobnog upoznavanja. Na to ukazuje izveštaj „Odnos prema Albancima na jugu Srbije: ‘Gledaju nas kao strance u zemlji u kojoj zajedno živimo’“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
U ovom istraživanju fokus je stavljen na iskustva mladih iz albanske zajednice iz Preševa i Bujanovca i njihovo viđenje socijalne distance prema Albancima u Srbiji.
Istraživanje je podstaknuto nalazima Krovne organizacije mladih Srbije (KOMS), prema kojima Albanci od 2022. godine kontinuirano beleže najviši nivo socijalne distance među nacionalnostima obuhvaćenim istraživanjem. U onlajn anketi učestvovalo je 16 mladih iz Preševa i Bujanovca, a njihovi odgovori ukazuju na to kako se socijalna distanca može odraziti na svakodnevni život, uključujući iskustva u institucijama, tokom putovanja, pri zapošljavanju i u međuljudskim odnosima.
Kao faktore koji doprinose održavanju distance, učesnici navode porodične narative, školske sadržaje, politički diskurs, medije i društvene mreže. Posebno ukazuju na sredine u kojima nema dovoljno neposrednog kontakta između pripadnika različitih zajednica, zbog čega se stavovi često formiraju na osnovu onoga što mladi čuju od drugih ili vide u medijima.
Istovremeno, većina učesnika smatra da neposredan kontakt može pozitivno uticati na odnose između mladih iz srpske i albanske zajednice, posebno kroz školu, posao, svakodnevnu komunikaciju i zajedničke aktivnosti. Iskustva mladih koji su imali češći i dugotrajniji kontakt pokazuju značaj međusobnog upoznavanja za smanjenje predrasuda i izgradnju poverenja.
Mladi kroz Youth Alert Platformu predlažu više neposredne komunikacije, školskih razmena i zajedničkih aktivnosti, uzajamno učenje jezika i veću zastupljenost Albanaca u institucijama. Kao važan preduslov za povezivanje navode i bolju mobilnost, uključujući redovan javni prevoz između Preševa, Bujanovca i Vranja.
Više o iskustvima mladih, faktorima koji utiču na socijalnu distancu i njihovim preporukama za približavanje zajednica možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: IZVEŠTAJ Odnos prema Albancima na jugu Srbije.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova oznaka nije deo originalnog teksta autora.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Qëndrimet ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë: Të rinjtë vënë në pah distancën sociale dhe mënyrat për ta zvogëluar atë
Paragjykimet, mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe mënyra se si shqiptarët paraqiten në hapësirën publike ndikojnë në distancën sociale ndaj komunitetit shqiptar, ndërsa të rinjtë e shohin komunikimin, aktivitetet e përbashkëta dhe njohjen e ndërsjellë si mënyra të rëndësishme për zvogëlimin e saj. Këtë e vë në pah raporti “Qëndrimet ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë: ‘Na shohin si të huaj në vendin ku jetojmë së bashku’”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Ky hulumtim fokusohet në përvojat e të rinjve nga komuniteti shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc dhe në mënyrën se si ata e perceptojnë distancën sociale ndaj shqiptarëve në Serbi.
Hulumtimi është nxitur nga gjetjet e Organizatës Ombrellë të të Rinjve të Serbisë (KOMS), sipas të cilave shqiptarët, që nga viti 2022, vazhdimisht shënojnë nivelin më të lartë të distancës sociale ndër kombësitë e përfshira në hulumtim. Në anketën online morën pjesë 16 të rinj nga Presheva dhe Bujanoci, ndërsa përgjigjet e tyre tregojnë se si distanca sociale mund të reflektohet në jetën e përditshme, përfshirë përvojat në institucione, gjatë udhëtimeve, në punësim dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Si faktorë që ndikojnë në vazhdimësinë e kësaj distance, pjesëmarrësit përmendin narrativat familjare, përmbajtjet shkollore, diskursin politik, mediat dhe rrjetet sociale. Ata vënë në pah veçanërisht mjediset ku mungon kontakti i drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, duke bërë që qëndrimet shpesh të formohen nga ajo që të rinjtë dëgjojnë nga të tjerët ose shohin në media.
Në të njëjtën kohë, shumica e pjesëmarrësve konsiderojnë se kontakti i drejtpërdrejtë mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ndërmjet të rinjve nga komuniteti shqiptar dhe ai serb, veçanërisht përmes shkollës, punës, komunikimit të përditshëm dhe aktiviteteve të përbashkëta. Përvojat e të rinjve që kanë pasur kontakte më të shpeshta dhe afatgjata tregojnë rëndësinë e njohjes së ndërsjellë për zvogëlimin e paragjykimeve dhe ndërtimin e besimit.
Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë propozojnë më shumë komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbime shkollore dhe aktivitete të përbashkëta, mësim të ndërsjellë të gjuhëve dhe përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucione. Si një parakusht të rëndësishëm për afrimin e komuniteteve, ata përmendin edhe mobilitetin më të mirë, përfshirë transportin e rregullt publik ndërmjet Preshevës, Bujanocit dhe Vranjës.
Për më shumë rreth përvojave të të rinjve, faktorëve që ndikojnë në distancën sociale dhe rekomandimeve të tyre për afrimin e komuniteteve, mund ta lexoni raportin këtu: RAPORTI Qëndrimet ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky emërtim nuk është pjesë e tekstit origjinal të autorit.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
