Komunalni otpad i javne površine u Severnoj Mitrovici / Mbeturinat komunale dhe hapësirat publike në Mitrovicën e Veriut

1. septembar 2026.

Komunalni otpad i javne površine u Severnoj Mitrovici: Mladi ukazuju na nagomilani otpad, nedostatak kontejnera i slabu informisanost građana

 

Nagomilani i nepropisno odloženi otpad, nedovoljan broj kontejnera i kanti, kao i nedostatak jasnih informacija o tome kome građani mogu da prijave komunalne probleme, izdvajaju se kao neki od ključnih izazova u Severnoj Mitrovici. Na to ukazuje „Izveštaj o upravljanju komunalnim otpadom i održavanju javnih površina u Severnoj Mitrovici“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.

Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.

Ovo istraživanje bilo je usmereno na iskustva građana sa odvozom otpada, dostupnošću kontejnera i kanti, održavanjem javnih površina i mogućnostima za prijavljivanje komunalnih problema. U anketi je učestvovalo 14 građana. 

Jedan od najuočljivijih nalaza odnosi se na nagomilani i nepropisno odloženi otpad. Jedanaest od 14 ispitanika, odnosno 78,6%, navelo je da primećuje ovaj problem u svom naselju ili delu grada. Kao problematične lokacije navode se pojedine ulice izvan užeg centra, parkovi i zelene površine, prostor iza Doma zdravlja, kao i prostori uz stambene i napuštene objekte. 

Istovremeno, 64,3% ispitanika smatra da u njihovom naselju nema dovoljno kontejnera i kanti za otpad. Posebno se izdvajaju gradsko šetalište i parkovi, gde su, prema iskustvima učesnika, postojeće kante često prepunjene ili ih na pojedinim mestima nema. Održavanje parkova, zelenih površina, trgova i drugih javnih prostora ispitanici su ocenili prosečnom ocenom 2,21 od 5. 

Važan problem predstavlja i komunikacija sa nadležnim službama. Čak 78,6% ispitanika ne zna kome može da prijavi problem u vezi sa komunalnom higijenom i održavanjem javnih površina, dok 92,9% nikada nije podnelo takvu prijavu. Nalazi zato ukazuju na potrebu za jasnijim i dostupnijim informacijama o kanalima putem kojih građani mogu da prijave probleme. 

Građani kao prioritetne mere izdvajaju povećanje broja kontejnera i kanti, češće i redovnije pražnjenje, redovnije čišćenje ulica, sankcionisanje nepropisnog odlaganja otpada, kao i akcije čišćenja i podizanja svesti o zaštiti životne sredine. 

Za potrebe istraživanja pitanja su upućena Opštini Severna Mitrovica, nadležnoj Inspekcijskoj službi i JKP „Standard“, ali odgovori do zaključenja izveštaja nisu dostavljeni. Zbog toga nije bilo moguće iskustva građana uporediti sa zvaničnim podacima o sistemu upravljanja otpadom i održavanju javnih površina. 

Više o iskustvima građana, ključnim problemima i predlozima za unapređenje upravljanja otpadom i održavanja javnih površina možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Izveštaj o upravljanju komunalnim otpadom i održavanju javnih površina u Severnoj Mitrovici.

*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.

Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.

 

Mbeturinat komunale dhe hapësirat publike në Mitrovicën e Veriut: Të rinjtë vënë në pah grumbullimin e mbeturinave, mungesën e kontejnerëve dhe informimin e pamjaftueshëm të qytetarëve

 

Mbeturinat e grumbulluara dhe të hedhura në mënyrë të parregullt, numri i pamjaftueshëm i kontejnerëve dhe shportave për mbeturina, si dhe mungesa e informacionit të qartë se ku qytetarët mund t’i raportojnë problemet komunale, janë ndër sfidat kryesore të identifikuara në Mitrovicën e Veriut. Këtë e vë në pah “Raporti mbi menaxhimin e mbeturinave komunale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Mitrovicën e Veriut”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.

Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković. 

Ky hulumtim është fokusuar në përvojat e qytetarëve me grumbullimin e mbeturinave, qasjen në kontejnerë dhe shporta, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mundësitë për raportimin e problemeve komunale. Në anketë morën pjesë 14 qytetarë.

Një nga gjetjet më të theksuara lidhet me mbeturinat e grumbulluara dhe të hedhura në mënyrë të parregullt. Njëmbëdhjetë nga 14 të anketuar, apo 78,6%, kanë deklaruar se e vërejnë këtë problem në lagjen ose pjesën e qytetit ku jetojnë. Si lokacione problematike përmenden disa rrugë jashtë qendrës së ngushtë, parqet dhe hapësirat e gjelbra, zona prapa Shtëpisë së Shëndetit, si dhe hapësirat pranë ndërtesave të banimit dhe objekteve të braktisura. 

Në të njëjtën kohë, 64,3% e të anketuarve konsiderojnë se në lagjet e tyre nuk ka mjaftueshëm kontejnerë dhe shporta për mbeturina. Veçanërisht përmenden shëtitorja e qytetit dhe parqet, ku, sipas përvojave të pjesëmarrësve, shportat ekzistuese shpesh janë të stërmbushura ose mungojnë në pjesë të caktuara. Mirëmbajtja e parqeve, hapësirave të gjelbra, shesheve dhe hapësirave të tjera publike është vlerësuar me një notë mesatare prej vetëm 2,21 nga 5. 

Një problem i rëndësishëm është edhe komunikimi me shërbimet përgjegjëse. 78,6% e të anketuarve nuk e dinë se kujt mund t’ia raportojnë një problem që lidhet me higjienën komunale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, ndërsa 92,9% nuk kanë bërë asnjëherë një raportim të tillë. Gjetjet tregojnë kështu nevojën për informacione më të qarta dhe më të qasshme mbi kanalet për raportimin e problemeve. 

Si masa prioritare, qytetarët propozojnë rritjen e numrit të kontejnerëve dhe shportave për mbeturina, zbrazjen më të shpeshtë dhe të rregullt të tyre, pastrimin më të rregullt të rrugëve, sanksionimin e hedhjes së parregullt të mbeturinave, si dhe organizimin e aksioneve të pastrimit dhe aktiviteteve për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit. 

Në kuadër të hulumtimit, pyetje iu dërguan Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimit kompetent të inspektimit dhe NPK “Standard”, por deri në përfundimin e raportit nuk u morën përgjigje. Për këtë arsye, nuk ishte e mundur që përvojat e qytetarëve të krahasoheshin me të dhënat zyrtare mbi funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike. 

Për më shumë rreth përvojave të qytetarëve, problemeve kryesore dhe propozimeve për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, mund ta lexoni raportin këtu: Raporti mbi menaxhimin e mbeturinave komunale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Mitrovicën e Veriut.

*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.