Kursi i gjuhës serbe

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se aplikimet për kursin e gjuhës serbe në Bujanoc dhe Preshevë janë të hapura! 🤩

Nëse jeni 16-30 vjeç, jetoni në Bujanoc apo Preshevë dhe këtë verë dëshironi të përmirësoni nivelin tuaj të njohurive të gjuhës serbe – kjo është mundësia e duhur për ju. 🙌

Kursi do të zgjasë tre muaj, dy orë në javë. Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin e bashkangjitur dhe një test që ka për qëllim vlerësimin e nivelit tuaj aktual të njohurive.

Kursi është falas!

Le të mësojmë së bashku! 🤓📚