19 Oct Ndërmarrësia për fillestarë

Keni interes rreth ndërmarrësisë dhe doni të aktivizoheni, por nuk jeni të sigurt se nga t’ia filloni? Ne duam t’ju ndihmojmë!

Disa muaj më parë, ne organizuam për ju një trajnim rreth ndërmarrësisë dhe jemi të kënaqur që interesimi për këtë temë ishte i madh.

Sidoqoftë, ne nuk do të donim që gjithçka të mbetej vetëm me aq, por tani ne duam të organizojmë aktivitete interesante shtesë për të fituar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në mënyrë që të jeni në gjendje të filloni dhe drejtoni biznesin tuaj një ditë.

Nëse jeni të interesuar të vazhdoni të mësoni për ndërmarrësinë dhe zhvillimin e ideve tuaja të biznesit, ju ftojmë të plotësoni një formular të shkurtër të vendosur KËTU, dhe ne do t’ju kontaktojmë së shpejti.