04 сеп Obrazovne mogućnosti mladih iz albanske zajednice u Preševu i Bujanovcu / Mundësitë arsimore për të rinjtë e komunitetit shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc
4. septembar 2026.
Obrazovne mogućnosti mladih iz albanske zajednice: Mladi ukazuju na prepreke od školovanja do zaposlenja
Nedostatak udžbenika i nastavnih materijala, ograničene mogućnosti studiranja na albanskom jeziku, pitanje priznavanja diploma, jezičke prepreke i mogućnosti zapošljavanja neki su od izazova koji utiču na obrazovne i profesionalne izbore mladih iz albanske zajednice u Preševu i Bujanovcu. Na to ukazuje izveštaj „Obrazovne mogućnosti mladih iz albanske zajednice u Preševu i Bujanovcu“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
U ovom istraživanju fokus je stavljen na iskustva srednjoškolaca, studenata, diplomaca i nastavnika u vezi sa obrazovanjem, izborom mesta studiranja, zapošljavanjem i perspektivama mladih.
Jedan od najizraženijih problema jeste dostupnost udžbenika i nastavnih materijala. U 14 od 17 odgovora srednjoškolaca naveden je najmanje jedan konkretan nedostatak, od udžbenika za pojedine predmete i materijala za stručnu nastavu do laboratorije i mogućnosti za praktičan rad. Učenici zbog toga često koriste beleške nastavnika, fotokopije, internet i druge dodatne izvore.
Nalazi pokazuju i da odluka o mestu studiranja nije samo pitanje izbora fakulteta. Najmanje 13 od 17 učenika navodi da trenutno ne planira da studira u Srbiji, dok 82,4% smatra da nema dovoljno studijskih programa koji odgovaraju potrebama mladih iz Preševa, Bujanovca i Medveđe. Među faktorima koji utiču na izbor izdvajaju se mogućnost zaposlenja nakon studija, kvalitet obrazovanja, izbor programa, jezik nastave i pitanje priznavanja diploma.
Posebno se izdvaja veza između obrazovanja i mogućnosti za kasnije zaposlenje. Od 15 učenika koji su dali konkretan odgovor, 11 navodi da ne vidi dovoljno mogućnosti da nakon školovanja ostane u svojoj zajednici ili da su te mogućnosti veoma male. Istovremeno, deo mladih navodi da bi želeo da ostane ili da se nakon studija vrati ukoliko bi postojali odgovarajući poslovi i mogućnosti za profesionalni razvoj.
Istraživanje pokazuje i interesovanje mladih za više kontakata sa vršnjacima iz drugih zajednica. Najmanje 14 od 17 učenika želi više zajedničkih aktivnosti, uključujući sportske, kreativne i obrazovne programe, ekskurzije i projekte kroz koje bi se mladi bolje upoznavali.
Nalazi ukazuju na potrebu za većom dostupnošću udžbenika i nastavnih materijala, širim mogućnostima obrazovanja na albanskom jeziku, rešavanjem pitanja priznavanja diploma, više praktične nastave, boljim informisanjem o obrazovnim mogućnostima i većim mogućnostima za zapošljavanje i profesionalni razvoj mladih.
Više o iskustvima mladih, ključnim nalazima i predloženim promenama možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Obrazovne mogućnosti mladih iz albanske zajednice u Preševu i Bujanovcu.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Mundësitë arsimore për të rinjtë e komunitetit shqiptar: Të rinjtë vënë në pah pengesat nga shkollimi deri te punësimi
Mungesa e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore, mundësitë e kufizuara për studim në gjuhën shqipe, çështja e njohjes së diplomave, barrierat gjuhësore dhe mundësitë e punësimit janë disa nga sfidat që ndikojnë në zgjedhjet arsimore dhe profesionale të të rinjve nga komuniteti shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Këtë e vë në pah raporti “Mundësitë arsimore për të rinjtë e komunitetit shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Ky hulumtim fokusohet në përvojat e nxënësve të shkollave të mesme, studentëve, të diplomuarve dhe mësimdhënësve lidhur me arsimin, zgjedhjen e vendit të studimit, punësimin dhe perspektivat e të rinjve.
Një nga problemet më të theksuara është qasja në tekste shkollore dhe materiale mësimore. Në 14 nga 17 përgjigjet e nxënësve është identifikuar të paktën një mungesë konkrete, nga tekstet për lëndë të caktuara dhe materialet për lëndët profesionale deri te laboratorët dhe mundësitë për mësim praktik. Për këtë arsye, nxënësit shpesh mbështeten në shënimet e mësimdhënësve, fotokopje, internet dhe burime të tjera shtesë.
Gjetjet tregojnë gjithashtu se zgjedhja e vendit të studimit nuk lidhet vetëm me përzgjedhjen e fakultetit. Të paktën 13 nga 17 nxënës deklarojnë se aktualisht nuk planifikojnë të studiojnë në Serbi, ndërsa 82,4% konsiderojnë se nuk ka mjaftueshëm programe studimi që u përgjigjen nevojave të të rinjve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ndër faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të studimit veçohen mundësia e punësimit pas studimeve, cilësia e arsimit, zgjedhja e programeve, gjuha e mësimit dhe çështja e njohjes së diplomave.
Një çështje veçanërisht e rëndësishme është lidhja ndërmjet arsimit dhe mundësive për punësim. Nga 15 nxënës që kanë dhënë përgjigje konkrete, 11 deklarojnë se nuk shohin mundësi të mjaftueshme për të qëndruar në komunitetin e tyre pas përfundimit të shkollimit ose se këto mundësi janë shumë të kufizuara. Në të njëjtën kohë, një pjesë e të rinjve shprehin dëshirën për të qëndruar ose për t’u kthyer pas studimeve, nëse do të kishte vende pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
Hulumtimi tregon gjithashtu interesimin e të rinjve për më shumë kontakte me bashkëmoshatarët nga komunitetet e tjera. Të paktën 14 nga 17 nxënës shprehin dëshirën për më shumë aktivitete të përbashkëta, përfshirë aktivitete sportive, krijuese dhe arsimore, ekskursione dhe projekte përmes të cilave të rinjtë do të mund të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin.
Gjetjet vënë në pah nevojën për qasje më të mirë në tekste shkollore dhe materiale mësimore, më shumë mundësi për arsimim në gjuhën shqipe, adresimin e çështjes së njohjes së diplomave, më shumë mësim praktik, informim më të mirë mbi mundësitë arsimore, si dhe më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional të të rinjve.
Për më shumë rreth përvojave të të rinjve, gjetjeve kryesore dhe ndryshimeve të propozuara, mund ta lexoni raportin këtu: Mundësitë arsimore për të rinjtë e komunitetit shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
