01 јун Od istraživanja do zagovaranja: 26 mladih iz Bujanovca, Preševa i Severne Mitrovice u Beogradu / Nga hulumtimi te avokimi: 26 të rinj nga Bujanoci, Presheva dhe Mitrovica e Veriut në Beograd
1. jun 2026.
Od lokalnih izazova do šireg dijaloga: 26 mladih iz Bujanovca, Preševa i Severne Mitrovice u studijskoj poseti Beogradu
Kako mladi mogu da utiču na odluke koje se tiču njihove bezbednosti, položaja i budućnosti u lokalnim zajednicama? Kako podatke i istraživanja pretvoriti u zagovaračke inicijative? I kako globalnu Agendu Mladi, mir i bezbednost (YPS) učiniti relevantnom na lokalnom nivou? Ovo su bila neka od pitanja u fokusu trodnevne studijske posete Beogradu, koja je od 28. do 30. maja okupila 26 mladih iz Bujanovca, Preševa i Severne Mitrovice.
Studijska poseta organizovana je kao prostor za učenje, razmenu iskustava i direktan razgovor mladih sa organizacijama i institucijama koje se bave omladinskom politikom, ljudskim pravima, bezbednošću, rodnom ravnopravnošću, medijima i aktivnim učešćem mladih.
Tokom tri dana, učesnici i učesnice imali su priliku da razgovaraju sa predstavnicima Beogradskog centra za ljudska prava, Građanskih inicijativa, Krovne organizacije mladih Srbije (KOMS), UN Women, UNFPA i UNDP, kao i sa organizacijama i inicijativama koje se bave medijima, mirom i učešćem mladih.
Od ljudskih prava do aktivnog učešća u zajednici
Prvi deo posete otvorio je razgovor o ljudskim pravima i ulozi mladih u njihovom prepoznavanju, zaštiti i promociji. Sa mladima se razgovaralo o tome kako da prepoznaju probleme u svojim sredinama, kako da dokumentuju iskustva svojih vršnjaka i kako da svoja zapažanja pretvore u inicijative i preporuke.
Posebna pažnja bila je posvećena tome da mladi ne budu posmatrani samo kao korisnici različitih programa, već kao aktivni učesnici u svojim zajednicama – oni koji mogu da prate stanje ljudskih prava, ukažu na diskriminaciju, pokrenu dijalog i zagovaraju promene. Upravo na takvom pristupu zasniva se i omladinski program Beogradskog centra za ljudska prava, koji povezuje participativno obrazovanje, dijalog i građanski angažman, a koji je ovom prilikom predstavljen mladima.
Kako od podataka doći do promene?
Tokom susreta sa KOMS-om razgovor je nastavljen kroz pitanje položaja mladih i njihovog učešća u donošenju odluka. Mladi su imali priliku da čuju kako se prikupljaju i analiziraju podaci o njihovim potrebama, ali pre svega kako se takvi podaci mogu koristiti kao argument u komunikaciji sa institucijama.
Za učesnike iz Bujanovca, Preševa i Severne Mitrovice ovo je otvorilo i pitanje šta se dešava kada nacionalne politike „spustimo“ na lokalni nivo: da li mladi znaju koji su im mehanizmi dostupni, da li postoje prostori u kojima mogu da iznesu svoje predloge i koliko institucije odgovaraju na njihove inicijative?
Razgovor je zato bio usmeren i na povezivanje istraživanja sa zagovaranjem – od prepoznavanja problema i prikupljanja iskustava mladih do formulisanja preporuka i njihovog predstavljanja onima koji donose odluke.
Bezbednost iz perspektive mladih
Važan deo studijske posete bio je posvećen i širem razumevanju bezbednosti. Tokom susreta sa UN Women, UNFPA i UNDP razgovaralo se o tome ko učestvuje u procesima mira i bezbednosti, čiji glasovi ostaju nedovoljno zastupljeni i zbog čega je važno da mladi budu deo tih procesa.
Kroz predstavljanje Agende Žene, mir i bezbednost (WPS), mladi su imali priliku da se upoznaju sa pristupom koji bezbednost posmatra mnogo šire od tradicionalnih bezbednosnih pitanja – kroz ljudska prava, ravnopravnost, učešće u donošenju odluka, prevenciju nasilja i uključivanje različitih društvenih grupa. Posebno je ukazano na to da procesi izgradnje mira na Zapadnom Balkanu i dalje nisu dovoljno inkluzivni, kao i da su mladi, žene i druge nedovoljno zastupljene grupe često izostavljeni iz struktura u kojima se donose važne odluke.
U tom kontekstu razgovaralo se i o povezanosti WPS i YPS agende i njihovom potencijalu da doprinesu inkluzivnijem pristupu miru i bezbednosti. Naglašena je potreba da se od formalnih opredeljenja pređe ka konkretnim promenama – većem uključivanju mladih u pitanja bezbednosti i odlučivanja, zaštiti prostora za građansko delovanje i većoj podršci inicijativama koje vode mladi i žene.
Mladi su podstaknuti da bezbednost posmatraju i kroz svakodnevni život u svojim zajednicama – kroz poverenje u institucije, diskriminaciju, ravnopravnost, pristup informacijama, mogućnost slobodnog izražavanja i prostor za učešće u donošenju odluka. Razgovaralo se i o savremenim izazovima poput društvene polarizacije, dezinformacija i nedovoljne uključenosti mladih u strukture odlučivanja, kao i o tome kako se principi ovih globalnih agendi mogu preneti na lokalni nivo i povezati sa konkretnim potrebama mladih u njihovim zajednicama.
Mladi i mediji: od publike do onih koji stvaraju priču
Jedan deo programa bio je posvećen i odnosu mladih i medija. Kroz susrete sa organizacijama i medijskim akterima, učesnici su razgovarali o tome kako su mladi predstavljeni u medijima, koliko prostora dobijaju teme koje su njima važne i na koji način sami mladi mogu doprineti da se iskustva iz njihovih zajednica učine vidljivijim.
Razgovaralo se o medijskoj pismenosti, odgovornom informisanju i prepoznavanju dezinformacija, ali i o tome da mladi ne moraju biti samo publika. Oni mogu biti izvor informacija, sagovornici, autori i kreatori sadržaja koji pokreću pitanja o kojima se u njihovim zajednicama nedovoljno govori.
Beograd se upoznavao i van sala za sastanke
Ipak, studijska poseta nije bila samo niz sastanaka, prezentacija i razgovora.
Važan deo tri dana u Beogradu činili su šetnje gradom, zajednički obroci, neformalni razgovori i druženje sa aktivistima iz Beograda. Vreme između aktivnosti omogućilo je mladima iz tri zajednice da se bolje upoznaju, razgovaraju o svojim svakodnevnim iskustvima i otkriju koliko sličnih pitanja i izazova dele.
Poseban deo programa bio je obilazak Beogradskog podzemlja. Kroz drugačiju perspektivu grada, mladi su upoznali deo njegove skrivene istorije, a završetak programa protekao je u opuštenijoj atmosferi, uz zajedničku šetnju, druženje i razgovore o utiscima sa prethodna dva dana.
Studijska poseta završena je povratkom kući, ali ne i završetkom procesa.
Ideja je da znanja, kontakti i iskustva stečena tokom ova tri dana mladi dalje koriste u svojim zajednicama – da prepoznaju probleme, razgovaraju sa vršnjacima, prikupljaju iskustva i podatke, koriste medije da važne teme učine vidljivijim i zagovaraju konkretna rešenja pred lokalnim donosiocima odluka.
Na taj način, teme ljudskih prava, medija, učešća i bezbednosti prestaju da budu samo velike nacionalne ili međunarodne teme i postaju pitanja koja se tiču svakodnevnog života mladih.
Jer lokalizacija YPS agende počinje upravo odatle – od mladih koji poznaju svoje zajednice, imaju prostor da govore o njihovim problemima i dobijaju priliku da učestvuju u kreiranju rešenja.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Nga sfidat lokale drejt një dialogu më të gjerë: 26 të rinj nga Bujanoci, Presheva dhe Mitrovica e Veriut në vizitë studimore në Beograd
Si mund të ndikojnë të rinjtë në vendimet që lidhen me sigurinë, pozitën dhe të ardhmen e tyre në komunitetet lokale? Si mund të shndërrohen të dhënat dhe hulumtimet në nisma avokuese? Dhe si mund të bëhet Agjenda globale për Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS) relevante në nivel lokal? Këto ishin disa nga pyetjet në fokus të vizitës studimore treditore në Beograd, e cila nga 28 deri më 30 maj mblodhi 26 të rinj nga Bujanoci, Presheva dhe Mitrovica e Veriut.
Vizita studimore u organizua si një hapësirë për të mësuar, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar dialog të drejtpërdrejtë mes të rinjve dhe organizatave e institucioneve që merren me politikat rinore, të drejtat e njeriut, sigurinë, barazinë gjinore, mediat dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve.
Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të bisedojnë me përfaqësues të Qendrës së Beogradit për të Drejtat e Njeriut, Iniciativave Qytetare, Organizatës Ombrellë të të Rinjve të Serbisë (KOMS), UN Women, UNFPA dhe UNDP, si dhe me organizata dhe iniciativa që merren me mediat, paqen dhe pjesëmarrjen e të rinjve.
Nga të drejtat e njeriut te pjesëmarrja aktive në komunitet
Pjesa e parë e vizitës hapi diskutimin mbi të drejtat e njeriut dhe rolin e të rinjve në njohjen, mbrojtjen dhe promovimin e tyre. Me të rinjtë u diskutua se si mund t’i identifikojnë problemet në komunitetet e tyre, si t’i dokumentojnë përvojat e bashkëmoshatarëve dhe si t’i shndërrojnë vëzhgimet e tyre në nisma dhe rekomandime.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë që të rinjtë të mos shihen vetëm si përfitues të programeve të ndryshme, por si pjesëmarrës aktivë në komunitetet e tyre – të rinj që mund të monitorojnë gjendjen e të drejtave të njeriut, të evidentojnë diskriminimin, të nxisin dialogun dhe të avokojnë për ndryshime. Pikërisht mbi këtë qasje bazohet edhe programi rinor i Qendrës së Beogradit për të Drejtat e Njeriut, i cili ndërthur edukimin pjesëmarrës, dialogun dhe angazhimin qytetar dhe që me këtë rast iu prezantua të rinjve.
Si të shndërrohen të dhënat në ndryshim?
Gjatë takimit me KOMS-in, diskutimi vazhdoi me çështjen e pozitës së të rinjve dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. Të rinjtë patën mundësi të njihen me mënyrën se si mblidhen dhe analizohen të dhënat mbi nevojat e tyre, por mbi të gjitha, se si këto të dhëna mund të përdoren si argumente në komunikimin me institucionet.
Për pjesëmarrësit nga Bujanoci, Presheva dhe Mitrovica e Veriut, kjo hapi edhe pyetjen se çfarë ndodh kur politikat kombëtare i sjellim në nivel lokal: a e dinë të rinjtë se cilët mekanizma kanë në dispozicion, a ekzistojnë hapësira ku mund t’i paraqesin propozimet e tyre dhe deri në çfarë mase institucionet u përgjigjen nismave të tyre?
Prandaj, diskutimi u fokusua edhe në lidhjen mes hulumtimit dhe avokimit – nga identifikimi i problemeve dhe mbledhja e përvojave të të rinjve, deri te formulimi i rekomandimeve dhe prezantimi i tyre para vendimmarrësve.
Siguria nga perspektiva e të rinjve
Një pjesë e rëndësishme e vizitës studimore iu kushtua një kuptimi më të gjerë të sigurisë. Gjatë takimit me UN Women, UNFPA dhe UNDP, u diskutua se kush merr pjesë në proceset e paqes dhe sigurisë, zërat e kujt mbeten të nënpërfaqësuar dhe pse është e rëndësishme që të rinjtë të jenë pjesë e këtyre proceseve.
Përmes prezantimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), të rinjtë patën mundësi të njihen me një qasje që e sheh sigurinë shumë më gjerë sesa vetëm përmes çështjeve tradicionale të sigurisë – duke përfshirë të drejtat e njeriut, barazinë, pjesëmarrjen në vendimmarrje, parandalimin e dhunës dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme shoqërore. U theksua në veçanti se proceset e ndërtimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ende nuk janë mjaftueshëm gjithëpërfshirëse dhe se të rinjtë, gratë dhe grupet e tjera të nënpërfaqësuara shpesh mbeten jashtë strukturave ku merren vendime të rëndësishme.
Në këtë kontekst u diskutua edhe për ndërlidhjen mes agjendave WPS dhe YPS dhe potencialin e tyre për të kontribuar në një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj paqes dhe sigurisë. U theksua nevoja për të kaluar nga zotimet formale drejt ndryshimeve konkrete – përfshirjes më të madhe të të rinjve në çështjet e sigurisë dhe vendimmarrjes, mbrojtjes së hapësirës për veprim qytetar dhe mbështetjes më të madhe për nismat e udhëhequra nga të rinjtë dhe gratë.
Të rinjtë u inkurajuan që sigurinë ta shohin edhe përmes jetës së përditshme në komunitetet e tyre – përmes besimit në institucione, diskriminimit, barazisë, qasjes në informacion, mundësisë për t’u shprehur lirshëm dhe hapësirës për të marrë pjesë në vendimmarrje. U diskutua gjithashtu për sfidat bashkëkohore, si polarizimi shoqëror, dezinformimi dhe përfshirja e pamjaftueshme e të rinjve në strukturat vendimmarrëse, si dhe për mënyrat se si parimet e këtyre agjendave globale mund të zbatohen në nivel lokal dhe të lidhen me nevojat konkrete të të rinjve në komunitetet e tyre.
Të rinjtë dhe mediat: nga publiku te krijuesit e rrëfimit
Një pjesë e programit iu kushtua edhe marrëdhënies mes të rinjve dhe mediave. Përmes takimeve me organizata dhe aktorë të medias, pjesëmarrësit diskutuan se si paraqiten të rinjtë në media, sa hapësirë u jepet temave që janë të rëndësishme për ta dhe në çfarë mënyre vetë të rinjtë mund të kontribuojnë që përvojat nga komunitetet e tyre të bëhen më të dukshme.
U diskutua për edukimin mediatik, informimin e përgjegjshëm dhe identifikimin e dezinformatave, por edhe për faktin se të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm publik. Ata mund të jenë burime informacioni, bashkëbisedues, autorë dhe krijues të përmbajtjes, të cilët ngrenë çështje për të cilat flitet pak në komunitetet e tyre.
Beogradi u njoh edhe jashtë sallave të takimeve
Megjithatë, vizita studimore nuk ishte vetëm një varg takimesh, prezantimesh dhe diskutimesh.
Një pjesë e rëndësishme e tri ditëve në Beograd ishin shëtitjet nëpër qytet, vaktet e përbashkëta, bisedat joformale dhe shoqërimi me aktivistë nga Beogradi. Koha mes aktiviteteve u dha mundësi të rinjve nga të tri komunitetet të njiheshin më mirë, të bisedonin për përvojat e tyre të përditshme dhe të zbulonin se sa shumë çështje dhe sfida të përbashkëta ndajnë.
Një pjesë e veçantë e programit ishte vizita në Beogradin nëntokësor. Përmes një këndvështrimi ndryshe mbi qytetin, të rinjtë patën mundësi të njihnin një pjesë të historisë së tij të fshehur, ndërsa përmbyllja e programit kaloi në një atmosferë më të çlirët, me shëtitje të përbashkët, shoqërim dhe biseda mbi përshtypjet nga dy ditët e mëparshme.
Vizita studimore përfundoi me kthimin në shtëpi, por jo me përfundimin e procesit.
Ideja është që njohuritë, kontaktet dhe përvojat e fituara gjatë këtyre tri ditëve të vazhdojnë të përdoren nga të rinjtë në komunitetet e tyre – për të identifikuar probleme, për të biseduar me bashkëmoshatarët, për të mbledhur përvoja dhe të dhëna, për t’i përdorur mediat që temat e rëndësishme të bëhen më të dukshme dhe për të avokuar për zgjidhje konkrete para vendimmarrësve lokalë.
Në këtë mënyrë, temat e të drejtave të njeriut, mediave, pjesëmarrjes dhe sigurisë nuk mbeten vetëm çështje të mëdha kombëtare apo ndërkombëtare, por bëhen pjesë e jetës së përditshme të të rinjve.
Sepse lokalizimi i Agjendës YPS fillon pikërisht këtu – nga të rinjtë që i njohin komunitetet e tyre, kanë hapësirë për të folur për problemet e tyre dhe marrin mundësinë të jenë pjesë e krijimit të zgjidhjeve.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
