22 нов Poziv za mlade iz Preševa i Bujanovca: Studijska poseta Beogradu / Thirrje e hapur për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci: Vizitë studimore në Beograd
Pozivamo mlade uzrasta od 16 do 30 godina iz Preševa i Bujanovca da nam se pridruže na trodnevnoj studijskoj poseti Beogradu, koja će se održati od 9. do 11. decembra 2024. godine. Ovo je jedinstvena prilika da kroz interaktivne aktivnosti i inspirativne razgovore istražimo teme od značaja za mlade, ljudska prava i zajedničku budućnost.
Šta vas očekuje?
Kroz ovu jedinstvenu studijsku posetu, upoznaćete svoje vršnjake iz različitih sredina, i moći da sa njima razmenjujete iskustva i ideje. Pored toga, maćete priliku da zajedno sa organizacijama civilnog društva obeležite Dan ljudskih prava, produbite svoja znanja na tu temu i razgovarate o važnosti poštovanja i promocije ljudskih prava u svakodnevnom životu. Takođe, obilazeći Beograd i njegove znamenitosti, saznaćete više o istoriji i kulturi, ali se i sjajno zabaviti!
Svi programi tokom trajanja studijske posete biće na srpskom i engleskom jeziku.
Zašto da se prijavite?
Ova poseta nije samo prilika za učenje i druženje, već i za stvaranje trajnih uspomena i širenje horizonta. Pridruži nam se i doprinesi boljem razumevanju među mladima iz različitih sredina.
Šta je obezbeđeno?
Troškovi prevoza, smeštaja i obroka tokom trajanja posete su u potpunosti pokriveni za sve učesnike.
Kako da se prijavite?
Prijavljivanje se vrši najkasnije do ponedeljka 2. decembra u 17h, klikom da nugme ispod:
Napomena: Broj mesta je ograničen, zato ne propustite priliku da se prijavite na vreme!
Vidimo se u Beogradu!
—
Ftojmë të rinjtë e moshës 16 deri në 30 vjeç nga Presheva dhe Bujanoci të na bashkohen në një vizitë studimore tre-ditore në Beograd, që do të mbahet nga 9 deri më 11 dhjetor 2024. Kjo është një mundësi e veçantë përmes aktiviteteve interaktive dhe bisedave frymëzuese për të hulumtuar tema me rëndësi për të rinjtë, të drejtat e njeriut dhe të ardhmen e përbashkët.
Çfarë ju pret?
Kjo vizitë ju ofron mundësinë të takoni moshatarë nga mjedise të ndryshme dhe të ndani përvoja e ide të reja. Do të bashkoheni në aktivitete për Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke mësuar për rëndësinë dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme, së bashku me organizata të shoqërisë civile. Dhe nuk mbaron këtu! Do të eksploroni qytetin e Beogradit, të mësoni rreth historisë dhe kulturës së tij, ndërkohë që kaloni momente të veçanta dhe argëtoheni njëkohësisht.
Të gjitha aktivitetet gjatë vizitës do të zhvillohen në gjuhën serbe dhe angleze.
Pse duhet të aplikoni?
Kjo vizitë është më shumë se një mundësi për të mësuar dhe për t’u shoqëruar – është një eksperiencë që ju ndihmon të krijoni kujtime të veçanta dhe të zgjeroni horizontet tuaja. Bashkohuni me ne dhe kontribuoni në ndërtimin e mirëkuptimit midis të rinjve nga komunitete të ndryshme.
Çfarë ofrojmë?
Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit janë të mbuluara plotësisht.
Si të aplikoni?
Plotësoni formularin e aplikimit në këtë LINK më së voni deri të hënën, më 2 dhjetor, në ora 17:00!
Shënim: Vendet janë të kufizuara, ndaj mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë!
Shihemi në Beograd!
