01 сеп Preševo bez autobuske stanice / Presheva pa stacion autobusi
1. septembar 2026.
Preševo bez autobuske stanice: Mladi ukazuju na posledice nedostatka javnog prevoza i posledice na devojke i žene
Nedostatak redovnog javnog prevoza između Preševa, Bujanovca i Vranja nije samo pitanje mobilnosti – on direktno utiče na pristup obrazovanju, poslu, zdravstvenim uslugama i drugim prilikama, a posebno pogađa devojke i mlade žene. To pokazuju nalazi istraživanja „Preševo bez autobuske stanice: posledice po devojke i žene“, pripremljenog u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju odgovor institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
Jedna od tema koju su mladi prepoznali jeste upravo nedostatak funkcionalnog javnog prevoza u Preševu i njegove posledice po svakodnevni život mladih.
Preševo nema autobusku stanicu od 2012. godine, dok se registrovani polasci prema Bujanovcu i Vranju, prema informacijama navedenim u istraživanju, već nekoliko godina ne realizuju. Zbog toga su građani u velikoj meri oslonjeni na sopstvene automobile, članove porodice, taksi i druge alternativne načine prevoza.
Istraživanje, sprovedeno među deset učesnica, pokazuje konkretne posledice ovog problema. Polovina učesnica odustala je od neke obrazovne ili profesionalne prilike u Bujanovcu zbog neodgovarajućeg prevoza, dok je 70% odložilo ili odustalo od pregleda, lečenja, administrativne ili druge obaveze u Vranju.
Problem ima i važnu bezbednosnu dimenziju. Sedam od deset učesnica ocenilo je osećaj bezbednosti pri organizovanju alternativnog prevoza ocenama 1 ili 2 od 5, dok je polovina barem jednom odustala od aktivnosti jer nije imala bezbedan način da se vrati kući.
Mladi okupljeni kroz Youth Alert Platformu zato preporučuju uspostavljanje redovne linije Preševo–Bujanovac–Vranje, usklađivanje reda vožnje sa obrazovnim i zdravstvenim ustanovama, pristupačnije karte za studente i praktikante, kao i bolje povezivanje ruralnih naselja.
Više o nalazima, iskustvima učesnica i preporukama možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Preševo bez autobuske stanice.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Presheva pa stacion autobusi: Të rinjtë vënë në pah mungesën e transportit publik dhe pasojat e saj për vajzat dhe gratë
Mungesa e transportit të rregullt publik ndërmjet Preshevës, Bujanocit dhe Vranjës nuk është vetëm çështje e mobilitetit – ajo ndikon drejtpërdrejt në qasjen në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe mundësi të tjera, duke prekur veçanërisht vajzat dhe gratë e reja. Këtë e tregojnë gjetjet e hulumtimit “Presheva pa stacion autobusi: Pasojat për vajzat dhe gratë”, të përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen dhe reagimin e institucioneve.Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Një nga çështjet e identifikuara nga të rinjtë është mungesa e transportit publik funksional në Preshevë dhe ndikimi i saj në jetën e përditshme të të rinjve.
Presheva nuk ka stacion autobusi që nga viti 2012, ndërsa linjat e regjistruara drejt Bujanocit dhe Vranjës, sipas të dhënave të paraqitura në hulumtim, nuk funksionojnë prej disa vitesh. Për këtë arsye, qytetarët varen në masë të madhe nga automjetet private, anëtarët e familjes, taksitë dhe forma të tjera alternative të transportit.
Hulumtimi, i realizuar me dhjetë pjesëmarrëse, nxjerr në pah pasoja konkrete të këtij problemi. Gjysma e pjesëmarrëseve kanë hequr dorë nga një mundësi arsimore ose profesionale në Bujanoc për shkak të mungesës së transportit të përshtatshëm, ndërsa 70% kanë shtyrë ose kanë hequr dorë nga një kontroll mjekësor, trajtim, obligim administrativ apo obligim tjetër në Vranjë.
Mungesa e transportit ka edhe një dimension të rëndësishëm të sigurisë. Shtatë nga dhjetë pjesëmarrëse e kanë vlerësuar ndjenjën e sigurisë gjatë organizimit të transportit alternativ me notën 1 ose 2 në një shkallë nga 1 deri në 5, ndërsa gjysma kanë hequr dorë të paktën një herë nga një aktivitet sepse nuk kishin mundësi të sigurt për t’u kthyer në shtëpi.
Të rinjtë e angazhuar në Youth Alert Platform rekomandojnë vendosjen e një linje të rregullt Preshevë–Bujanoc–Vranjë, përshtatjen e orarit të transportit me oraret e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, bileta më të përballueshme për studentët dhe praktikantët, si dhe lidhje më të mira të vendbanimeve rurale me transportin publik.
Për më shumë rreth gjetjeve, përvojave të pjesëmarrëseve dhe rekomandimeve, mund ta lexoni raportin këtu: Presheva pa stacion autobusi.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
