01 сеп Problemi upravljanja otpadom u Preševu / Problemet e menaxhimit të mbeturinave në Preshevë
1. septembar 2026.
Upravljanje otpadom u Preševu: Mladi ukazuju na nedostatak kontejnera, divlje deponije i potrebu za jasnijom odgovornošću
Nedostatak ili nedovoljan broj kontejnera, divlje deponije, učestalost odvoza otpada i nedovoljno jasni načini za prijavljivanje problema neki su od ključnih izazova koje građani prepoznaju kada je reč o upravljanju otpadom i komunalnoj higijeni u Preševu. Na to ukazuje „Izveštaj o percepcijama građana o upravljanju otpadom i komunalnoj higijeni u Preševu“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
U ovom istraživanju fokus je stavljen na upravljanje otpadom, stanje javnih površina i iskustva građana sa postojećim sistemom.
Istraživanje je obuhvatilo 11 anonimnih ispitanika. Čak 90,9% navelo je nedostatak ili nedovoljan broj kontejnera kao problem, 63,6% primećuje divlje deponije, dok je 72,7% navelo da se otpad odvozi jednom nedeljno. Istovremeno, samo 27,3% ispitanika jasno zna gde može da prijavi problem u vezi sa otpadom i komunalnom higijenom.
Odgovor JKP „Moravica“ pokazuje da na teritoriji opštine postoji 55 kontejnera, kao i da se plastika, karton i staklo odvajaju na više od 60 lokacija. Ipak, odgovori građana ukazuju da dostupnost i raspored kontejnera i dalje predstavljaju problem koji zahteva dodatnu pažnju.
Posebno pitanje predstavlja odlaganje otpada. Prema odgovoru JKP „Moravica“, komunalni otpad prikupljen na teritoriji opštine odlaže se na nesanitarnoj deponiji Pržar, koja nema dokumentaciju ni dozvolu za korišćenje. Zavod za javno zdravlje Vranje upozorava da divlje deponije mogu predstavljati rizik po zdravlje ljudi i životnu sredinu, posebno kada se nalaze u blizini kuća, škola, poljoprivrednih površina ili izvora vode.
Nalazi pokazuju i spremnost građana da budu deo rešenja – 81,8% ispitanika navelo je da bi učestvovalo u akcijama čišćenja ukoliko bi ih organizovali opština, škola, mesna zajednica ili sami građani.
Mladi kroz Youth Alert Platformu ukazuju na potrebu za povećanjem broja i kapaciteta kontejnera, uspostavljanjem registra divljih deponija, jasnim i funkcionalnim kanalom za prijavljivanje problema, boljim nadzorom i rešavanjem problema odlaganja otpada na nesanitarnoj deponiji Pržar.
Više o iskustvima građana, nalazima istraživanja i preporukama za unapređenje upravljanja otpadom možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Izveštaj o percepcijama građana o upravljanju otpadom i komunalnoj higijeni u Preševu.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Menaxhimi i mbeturinave në Preshevë: Të rinjtë vënë në pah mungesën e kontejnerëve, deponitë ilegale dhe nevojën për përgjegjësi më të qartë
Mungesa ose numri i pamjaftueshëm i kontejnerëve, deponitë ilegale, shpeshtësia e grumbullimit të mbeturinave dhe mungesa e informacionit të qartë se ku mund të raportohen problemet janë ndër sfidat kryesore që qytetarët identifikojnë në lidhje me menaxhimin e mbeturinave dhe higjienën komunale në Preshevë. Këtë e vë në pah “Raporti mbi perceptimet e qytetarëve për menaxhimin e mbeturinave dhe higjienën komunale në Preshevë”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Ky hulumtim fokusohet në menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përvojat e qytetarëve me sistemin ekzistues.
Hulumtimi ka përfshirë 11 të anketuar në mënyrë anonime. 90,9% kanë identifikuar mungesën ose numrin e pamjaftueshëm të kontejnerëve si problem, 63,6% kanë vërejtur deponi ilegale, ndërsa 72,7% kanë deklaruar se mbeturinat mblidhen një herë në javë. Në të njëjtën kohë, vetëm 27,3% e të anketuarve e dinë qartë se ku mund të raportojnë një problem që lidhet me mbeturinat dhe higjienën komunale.
Përgjigjja e NPK „Moravica“ tregon se në territorin e komunës janë vendosur 55 kontejnerë, ndërsa plastika, kartoni dhe qelqi ndahen në më shumë se 60 lokacione. Megjithatë, përgjigjet e qytetarëve tregojnë se qasja dhe shpërndarja e kontejnerëve vazhdojnë të jenë çështje që kërkojnë vëmendje shtesë.
Një çështje e veçantë është deponimi i mbeturinave. Sipas përgjigjes së NPK „Moravica“, mbeturinat komunale të mbledhura në territorin e komunës deponohen në deponinë josanitare të Përzharit, e cila nuk ka dokumentacion dhe leje për përdorim. Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë paralajmëron se deponitë ilegale mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, veçanërisht kur ndodhen pranë shtëpive, shkollave, tokave bujqësore ose burimeve të ujit.
Gjetjet tregojnë gjithashtu gatishmërinë e qytetarëve për të qenë pjesë e zgjidhjes – 81,8% e të anketuarve kanë deklaruar se do të merrnin pjesë në aksione pastrimi nëse ato do të organizoheshin nga komuna, shkolla, bashkësia lokale ose vetë qytetarët.
Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë vënë në pah nevojën për rritjen e numrit dhe kapacitetit të kontejnerëve, krijimin e një regjistri të deponive ilegale, vendosjen e një kanali të qartë dhe funksional për raportimin e problemeve, mbikëqyrje më të mirë dhe zgjidhjen e problemit të deponimit të mbeturinave në deponinë josanitare të Përzharit.
Për më shumë rreth përvojave të qytetarëve, gjetjeve të hulumtimit dhe rekomandimeve për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, mund ta lexoni raportin këtu: Raporti mbi perceptimet e qytetarëve për menaxhimin e mbeturinave dhe higjienën komunale në Preshevë.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
