Studijska poseta Beču: Osnaživanje mladih i izgradnja inkluzivnosti / Vizitë studimore në Vjenë: Fuqizimi i të rinjve dhe promovimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse

Beč, 2-5. jul 2025. godine

Od 2. do 5. jula 2025, grupa mladih iz Preševa i Bujanovca, zajedno sa predstavnicima civilnog društva, kancelarija za mlade, novinarima i praktikantima Građanskih inicijativa, boravila je u Beču na putovanju koje je obeležilo zajedničko učenje, umrežavanje i otvoreni dijalog.

Ovu raznoliku grupu povezivala je zajednička želja da izgrade inkluzivnije zajednice – mesta gde svako ima priliku da učestvuje, bude prihvaćen i doprinese oblikovanju bolje budućnosti. Cilj ove posete bio je da se produbi razumevanje kako se inkluzivne politike osmišljavaju i primenjuju u praksi. Učesnici su imali priliku da iz prve ruke upoznaju mehanizme zaštite prava manjina, da nauče više o jačanju civilnog društva, interetničkoj saradnji i osnaživanju mladih za aktivno učešće u donošenju odluka.

Beč je bio idealan domaćin za ovakav susret. Kao grad ljudskih prava, sa bogatom tradicijom multilateralne diplomatije i inkluzivnih politika, Beč je pružao inspiraciju i konkretne primere kako lokalne vlasti mogu podržati različitost i izgraditi zajednice u kojima svako ima svoje mesto i gde je različitost snaga, a ne izazov.

Tokom dva intenzivna radna dana, učesnici su imali priliku da razgovaraju sa međunarodnim organizacijama, predstavnicima institucija i organizacijama civilnog društva, uključujući:

✅ Inspirativne razgovore u OEBS-ovom odeljenju za jugoistočnu Evropu

✅ Sastanke sa Delegacijom Evropske unije pri međunarodnim organizacijama u Beču

✅ Razmenu sa Agencijom Evropske unije za osnovna prava (Fundamental Rights Agency)

✅ Posetu Ministarstvu spoljnih poslova Austrije

✅ Kulturne i edukativne aktivnosti na Univerzitetu u Beču, Commonroom-u i u Impact Hub-u Vienna

Ovi susreti otvorili su prostor za učenje, podstakli učesnike na kritičko razmišljanje, planiranje saradnje i prepoznavanje zajedničke odgovornosti u izgradnji inkluzivnijeg društva.

Međutim, prava vrednost ove posete nije ležala samo u sastancima sa institucijama i razgovorima o politikama, već i u deljenju ličnih priča, iskustava, snova i izazova – preko granica etničke pripadnosti, profesija i životnih puteva.

Poseta je zaokružena diskusijom pod nazivom „U pukotinama pravimo dom: Praksa pripadnosti i inkluzije u slomljenom svetu.“ Ovaj otvoreni i iskreni prostor okupio je mlade, aktiviste za ljudska prava i umetnike iz dijaspore da zajedno razmišljaju: Kako gradimo osećaj doma na mestima oblikovanim prekidima, migracijom i promenama? Bila je to dragocena prilika da se čuju glasovi mladih i istraži složen, ali lep proces stvaranja osećaja pripadnosti.

Posetu smo završili snažnim podsećanjem:

„U dobu kada mašine postaju sve bolje u tome da budu mašine, ljudi moraju postati bolji u tome da budu ljudi.“

Prisustvo ovih mladih ljudi još jednom podsetilo nas je na snagu i lepotu zajedništva, kao i na to koliko je moćno okupiti se da bismo delili, učili i zajedno zamišljali inkluzivnije društvo u kojem svako zaista ima svoje mesto. To potvrđuju i njihove reči – jer su sa sobom poneli dragocene uvide i novu motivaciju:

„Studijska poseta bila je izuzetno važna za mene, ne samo kao lično iskustvo, već i kao prilika da razmislim o stvarnosti naše zajednice u Srbiji. Naučili smo da nema prečica – potrebni su konkretan rad, otvoren dijalog i međusobno razumevanje. Samo zajedničkim angažovanjem možemo izgraditi bolju budućnost za sve.“ – učesnik posete

„Za mene je ova poseta bila mnogo više od običnih sastanaka. Imala sam priliku da, kao devojka iz Preševske doline, sedim za stolom sa predstavnicima OEBS-a, FRA i ministarstava – i da govorim otvoreno o diskriminaciji i borbi mladih i žena iz mog kraja. Vratila sam se sa više samopouzdanja i nadom da moj glas neće biti usamljen.“ – učesnica posete

Ova studijska posete podržana je u okviru projekta „Osnaživanje albanske omladine i unapređenje integracije u srpsko društvo“, koji sprovode Građanske inicijative, a finansira Vlada Ujedinjenog Kraljevstva Velike Britanije i Severne Irske putem Fonda za konflikt, stabilnost i bezbednost (CSSF).

Vjenë, 2–5 Korrik 2025

Nga data 2 deri më 5 korrik 2025, një grup të rinjsh nga Presheva dhe Bujanoci, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, zyrave për të rinj, gazetarë dhe praktikantë të Iniciativave Qytetare, qëndruan në Vjenë në një udhëtim të mbushur me mësim të përbashkët, rrjetëzim dhe dialog të hapur.

Këtë grup të larmishëm e bashkoi dëshira e përbashkët për të ndërtuar komunitete më gjithëpërfshirëse – vende ku secili ka mundësinë të marrë pjesë, të ndihet i pranuar dhe të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Qëllimi i kësaj vizite ishte të thellohej kuptimi i mënyrës se si konceptohen dhe zbatohen politikat gjithëpërfshirëse në praktikë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihnin mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të mësonin më shumë për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile, bashkëpunimin ndëretnik dhe fuqizimin e të rinjve për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje.

Vjena ishte qyteti mikpritës ideal për një takim të tillë. Si qytet i të drejtave të njeriut, me një traditë të pasur të diplomacisë multilaterale dhe politikave gjithëpërfshirëse, Vjena ofroi frymëzim dhe shembuj konkretë se si pushteti lokal mund të mbështesë larminë dhe të ndërtojë komunitete ku secili ka vendin e tij dhe ku diversiteti është forcë, dhe jo sfidë.

Gjatë dy ditëve intensive, pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen dhe të diskutojnë me organizata ndërkombëtare, përfaqësues institucionesh dhe organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë:

✅ Biseda frymëzuese në zyrën e OSBE-së për Evropën Juglindore

✅ Takime me Delegacionin e Bashkimit Evropian pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë

✅  Shkëmbim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore

Vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë

✅ Aktivitet kulturor dhe edukativ në Universitetin e Vjenës, Commonroom dhe Impact Hub Vienna

Këto takime krijuan hapësirë për të mësuar, nxitën të menduarit kritik, planifikimin e bashkëpunimeve dhe njohjen e përgjegjësisë së përbashkët për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Megjithatë, vlera më e madhe e kësaj vizite nuk qëndronte vetëm te takimet zyrtare dhe diskutimet për politika, por edhe te ndarja e tregimeve personale, përvojave, ëndrrave dhe sfidave – përtej kufijve etnikë, profesioneve dhe historive personale.

Vizita u përmbyll me një diskutim të hapur në formatin fishbowl me temën „Në të çarat bëjmë shtëpi: Praktika e përkatësisë dhe përfshirjes në një botë të thyer.“ Kjo hapësirë e sinqertë mblodhi të rinj, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe artistë nga diaspora për të reflektuar së bashku: Si e ndërtojmë ndjesinë e shtëpisë në vende të formësuara nga ndarjet, migrimi dhe ndryshimet? Ishte një mundësi e çmuar për të dëgjuar zërat e të rinjve dhe për të eksploruar procesin kompleks dhe të bukur të krijimit të përkatësisë.

Vizita u mbyll me një thënie të fuqishme:

„Në një epokë kur makinat bëhen gjithnjë më të mira në të qenit makina, njerëzit duhet të bëhen më të mirë në të qenit njerëz.“

Prania e këtyre të rinjve na kujtoi edhe një herë forcën dhe bukurinë e bashkësisë, si dhe sa e rëndësishme është që thjesht të mblidhemi për të ndarë, mësuar dhe imagjinuar së bashku një shoqëri më gjithëpërfshirëse ku secili ka vendin e vet. Këtë e dëshmojnë edhe fjalët e tyre – sepse me vete morën përvoja të çmuara dhe një ndjenjë të re motivimi:

„Vizita studimore ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, jo vetëm si përvojë personale, por edhe si mundësi për të reflektuar mbi realitetin e komunitetit tonë në Serbi. Mësuam se nuk ka rrugë të shkurtra – duhen punë konkrete, dialog i hapur dhe mirëkuptim i ndërsjellë. Vetëm me angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.“ – pjesëmarrës i programit

✨ „Për mua kjo vizitë ishte shumë më tepër se takime formale. Pata mundësinë që, si vajzë nga Lugina e Preshevës, të ulem në tryezë me përfaqësues të OSBE-së, FRA-së dhe ministrive – dhe të flas hapur për diskriminimin dhe sfidat e të rinjve dhe grave nga vendi im. U ktheva nga Vjena me më shumë vetëbesim dhe me shpresën se zëri im nuk do të mbetet i vetmuar.“ – pjesëmarrëse e programit

Kjo vizitë studimore është realizuar në kuadër të projektit „Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe inkurajimi i integrimit në shoqëri“, që zbatohet nga Iniciativat Qytetare dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF).