31 мај Studijska poseta Subotici: Od juga ka severu – zajedno za društvo po meri svih!
29–31. maj 2025.
Tokom trodnevne studijske posete Subotici, delegacija iz Preševa i Bujanovca – koju su činili predstavnici Nacionalnog saveta Albanaca, lokalnih institucija, organizacija civilnog društva, medija i mladih aktivista – imala je priliku da se upozna sa primerima interkulturnog suživota karakterističnog za Vojvodinu.
Cilj posete bio je da se podstakne saradnja između zajednica, razmeni znanje o pravima manjina, i razmatranje uloge manjina u jačanju društvene kohezije. U fokusu je bila ideja izgradnje društva koje uvažava različitosti i obezbeđuje jednake mogućnosti za sve.
U okviru posete organizovan je i okrugli sto „Od zajednica ka društvu“, na kojem se razgovaralo o mehanizmima društvene integracije, solidarnosti i suživota kroz primere iz obrazovanja, kulture, jezika i medija. Posebnu pažnju izazvala je poseta Zavodu za kulturu vojvođanskih Hrvata, gde su učesnici razgovarali o ulozi kulturnih institucija u očuvanju identiteta manjina, značaju istraživačkog rada i iskustvima u ostvarivanju prava kroz institucionalne okvire.
Delegacija je imala priliku da se upozna i sa radom organizacije Klara i Rosa, koja je bila domaćin posete, kao i sa delovanjem udruženja Tahles i programom Ženskih studija. Kroz šetnje gradom i neformalne susrete, učesnici su doživeli duh multikulturne svakodnevice Subotice.
Značajan deo programa bio je posvećen mladima – oni su, kroz zajedničke aktivnosti sa vršnjacima iz Subotice, uključujući i snimanje poruka za TEEN podcast, razmenjivali stavove, ideje i iskustva.
Ova studijska poseta još jednom je pokazala koliki potencijal za razumevanje i povezivanje leži u direktnom dijalogu, međusobnom upoznavanju i zajedničkom učenju.
Nga jugu në veri – së bashku për një shoqëri për të gjithë!
Vizitë studimore në Suboticë
29–31. maj
Gjatë një vizite studimore treditore në Suboticë, një delegacion nga Presheva dhe Bujanoci – i përbërë nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe aktivistëve të rinj – pati mundësinë të njihet me shembujt e bashkëjetesës ndërkulturore që janë karakteristikë për Vojvodinën.
Qëllimi i vizitës ishte të nxisë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve, të shkëmbehen njohuri mbi të drejtat e pakicave dhe të hapet diskutimi mbi kontributin që pakicat mund t’i japin kohezionit shoqëror. Në qendër të vëmendjes ishte ideja për ndërtimin e një shoqërie që vlerëson dallimet dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë.
Në kuadër të vizitës u organizua edhe tryeza e rrumbullakët “Nga komunitetet drejt shoqërisë”, ku u diskutua për mekanizmat e integrimit shoqëror, solidaritetit dhe bashkëjetesës përmes shembujve nga arsimi, kultura, gjuha dhe mediat. Vëmendje të veçantë tërhoqi vizita në Institutin e Kulturës së Kroatëve të Vojvodinës, ku pjesëmarrësit diskutuan për rolin e institucioneve kulturore në ruajtjen e identitetit të pakicave, rëndësinë e punës kërkimore dhe përvojat në realizimin e të drejtave përmes mekanizmave institucionalë.
Delegacioni pati gjithashtu mundësinë të njihet me punën e organizatës Klara dhe Rosa, e cila ishte mikpritëse e vizitës, si dhe me veprimtarinë e shoqatës Tahles dhe programin Studime për Gratë. Përmes shëtitjeve në qytet dhe takimeve joformale, pjesëmarrësit përjetuan shpirtin multikulturor të përditshmërisë së Suboticës.
Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua të rinjve – ata, përmes aktiviteteve të përbashkëta me bashkëmoshatarët nga Subotica, përfshirë edhe regjistrimin e mesazheve për podcast-in TEEN, shkëmbyen qëndrime, ide dhe përvoja..
Kjo vizitë studimore edhe një herë dëshmoi se sa potencial ka dialogu i drejtpërdrejtë, njohja reciproke dhe të mësuarit së bashku për ndërtimin e mirëkuptimit dhe lidhjeve ndërmjet komuniteteve.
Kjo vizitë studimore është realizuar në kuadër të projektit „Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe inkurajimi i integrimit në shoqëri“, që zbatohet nga Iniciativat Qytetare dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF).
