Thirrje për aplikim- Trajnim mbi të drejtat e njeriut

Ju ftojmë të aplikoni në trajnimin për të drejtat e njeriut, ku qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të edukoj dhe informoj të rinjtë për të drejtat e njeriut, konceptin e barazisë, njohjen e diskriminimit në jetën e përditshme dhe mekanizmat e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirisë, ku gjatë trajnimit, të gjitha këto tema do të paraqiten përmes shembujve të qartë dhe ushtrimeve praktike.
Trajnimi do të mbahet në Bujanoc, më 27 dhe 28 qershor.
Mundësi aplikimi kanë të rinjtë e moshës 16 deri më 30 vjeç nga Bujanoci dhe Presheva.

Afati i fundit i aplikimit është 24 qershor në ora 23:59, dhe të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen për rezultatet e përzgjedhjes më 25 qershor.

Pas përzgjedhjes, të gjitha informacionet dhe detajet e nevojshme në lidhje me trajnimin do t’u dërgohen pjesëmarrësve në email adresë.