13 Apr Trajnim për mësimdhënësit nga Vranja, Bujanoci dhe Lebani- Përdorimi i filmave dokumentarë në mësimdhënie

A keni dëgjuar për metodologjinë OWIS? Bëhet fjalë për një metodologji inovative të aftësimit të mësimdhënësve në të cilën ata mësohen si t’i përdorin filmat dokumentarë gjatë mësimdhënies nëpër shkolla fillore dhe të mesme.

Kjo metodologji nënkupton shikimin e filmave dokumentarë, duke shfrytëzuar aktivitetet e ndryshme metodologjike, të cilat iu dedikohen orëve te realizuara me nxënësit pjesmarrës. Duke kombinuar mendimin kritik dhe aktivizmin, përmes fuqisë vizuele të filmit, ky program shfrytëzohet në 14 shtete të botës dhe është hartuar nga ana e organizatës “People in Need”(njerëzit në nevojë) në vitin 2001.

Qëllimi i programit është paraqitja e filmit dokumentarë si instrument unik në të arsimuar, i cili mund të hapë tema të rëndësishme për botën e sotme, duke zgjuar ndjeshmërinë tonë dhe duke ndërtuar marrëdhënie cilsore ndërnjerëzore. Duke shikuar bashkarisht filma bashkndjejmë me njerëzit tjerë, gjë që na ofron mundësi që të zgjojmë botkuptimet tona, zhvillojmë empatinë,zhvillojmë aftësinë e të dëgjuarit, dëshirën për të ndihmuar dhe nevojën për ndryshim aktiv të vetës sonë dhe botës që na rrethon.

Në qoftë se jeni të interesuar që aftësitë dhe shkathtësitë e lartpërmendura t’i zhvilloni tek nxënësit atëherë ky trajnim është për Ju!

Trajnimi/aftësimi i dedikohet:

  • mësimdhënësve të cilët realizojnë mësimin e edukatës qytetare por edhe të gjithë mësimdhënësve të cilët realizojnë lëndë zgjedhore e  që dëshirojnë  të aktivizojnë apo rifreskojnë mësimdhënien e tyre praktike.
  • mësimdhënësve të cilët punojnë me nxënës në seksione shkollore, ekipe, klube dhe me parlamentin e nxënësve.

Kushtet e pjesmarrjes në trajnim:

  • Ftesa është e hapur për mësimdhënësit nga Vranja, Lebani dhe Bujanoci të cilët realizojnë lëndën e edukatës qytetare ose të cilët realizojnë aktivitete të tjera edukativo-arsimore me nxënësit e klasave të teta të shkollave fillore apo edhe me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe gjimnazit.
  • Pas trajnimit, nga mësimdhënësi pritet që të mbajnë orët duke shfrytëzuar metodologjinë e lartëpërmendur me minimun një grup nxënësish.

Gjatë realizimit të orëve pas përfundimit të trajnimit, mësimdhënësve do ti ofrohet përkrahje nga ana e ekipit trajnues.

Trajnimi mbahet online, rrjedhimisht përmes platformës ZOOM, kurse për datat e sakta do të informoheni në kohë reale. Trajnimi është pa pagesë, ku pas përfundimit të gjithë pjesmarrësit do të paisen me çertifikata si dhe me honorar pasi të mbajn orët trajnuese.

 

Regjistrohu