08 Jun Trajnim rreth aftësive të komunikimit
Në një trajnim dy-ditor të komunikimit, do të keni mundësinë të dëgjoni dhe mësoni më shumë për bazat e komunikimit, qasjet dhe llojet më të mira të komunikimit. Ne gjithashtu do të flasim për sigurinë në internet dhe mbajtjen e llogarive në rrjetet sociale.
Nëse jeni 16-25 vjeç, jetoni në Bujanoc ose Preshevë, aplikoni në trajnimin që do të mbahet më 19 dhe 20 qershor në Preshevë. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të aplikimit, kryesisht motivimit për trajnim. Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të rimbursohen për shpenzimet e transportit dhe akomodimit. Afati i fundit i aplikimit është 16 qershor deri në ora 23:59.
Lajmrohu!