04 Oct Završen kurs fotografije na albanskom – divne uspomene sačuvane u srcima i telefonima / Përfundoi kursi i fotografisë në gjuhën shqipe – kujtime të mrekullueshme për tu ruajtur në zemra dhe telefona
Vikend za nama obeležio je trening o osnovama fotografije koji smo na albanskom jeziku, u Nišu, organizovali za mlade iz Preševa i Bujanovca. Dvadesetak mladih, od kojih je većina prvi put bila u Nišu, prvog dana treninga upoznalo se sa istorijom fotografije, planovima, presecima, uslovima u kojima se fotografija pravi, kao i sa još mnogo tehničkih stvari koje su neophodne za nastajanje što bolje fotografije. Drugi dan treninga bio je rezervisan za rad na terenu.
“Ova obuka za mene je jako važna i korisna. Budući da mi je hobi blisko povezan sa fotografijom, kurs mi je definitivno pomogao da poboljšam svoje fotografske veštine i da u praksi probam nove stvari, vezane za fotografiju”, kaže Enesa Veseli, jedna od polaznika ovog treninga.
Posle upoznavanja sa teorijskim osnovama, polaznici su išli u obilazak dela Niša, pa su tako posetili Staro groblje, odnsono memorijalni park u širem centru Niša koji je i mimo ovog grada poznat kao lokacija za snimanje filmova, ali i po čoveku koji je četiri godine živeo u jednom od grobova. Učesnicima je ovo mesto bilo više nego interesantno i inspirativno za fotografisanje.
Posle toga, obišli su centar grada i Tvrđavu, upoznali se sa njenom istorijom, slikali mnoge njene prelepe delove, da bi na kraju sertifikate o završenoj obuci dobili na Letnjoj pozornici, čuvenoj po održavanju velikih gradskih svečanosti i manifestacija, kao što su Filmski susreti i mnogi veliki koncerti.
“Mesta koja smo posetili bila su toliko inspirativna, da sam stvarno oduševljena. Mislim da sam, nakon što smo naučili tehnike i pravila fotografisanja, napravila mnogo lepih slika koje će sigurno pokazati tu moju oduševljenost i inspiraciju”, kaže Blerina Ramizi, koje je iz Niša otišla prepuna utisaka.
Ovo je još jedna u nizu obuka koje smo za mlade sa juga Srbije organizovali u želji da steknu što više praktičnih znanja, koja će koristiti u svakodnevnom životu, ali i u školovanju i traženju posla, zavisno od toga šta im je trenutni prioritet u životu. Građanskim inicijativama je svakako prioritet da pomogne mladima iz Vranja, Bujanovca, Lebana i Preševa da postanu zainteresovani i aktivni ljudi, spremni da osmisle i iznesu promene u zajednicama u kojma žive.
Ova aktivnost sprovodi se u okviru projekta Amplifying Local Voices for Equitable Development (ALVED) koji finansira Vlada Ujedinjenog Kraljevstva, a sprovode Peaceful Change initiative i People in Need u partnerstvu sa Građanskim Inicijativama, PEN – Peer Educators Network i NVO Aktiv.
Autorka: Milica Branković
Fundjava e kaluar qe e shenuar me trajnimin mbi bazat e fotografisë, të cilin e organizuam në gjuhën shqipe, në Nish, për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci. Rreth njëzet të rinj, shumica e të cilëve ishin në qytetin e Nishit për herë të parë, u njohën me historinë e fotografisë, planet, seksionet, kushtet në të cilat bëhet fotografia, si dhe shumë gjëra të tjera teknike që janë të nevojshme për një fotografi më të mirë të mundshme. Dita e dytë e trajnimit ishte për punën në terren.
“Ky trajnim për mua ishte shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm. Meqenëse hobi im lidhet ngushtë me fotografinë, ky trajnim më ndihmoi që të përmirësoj aftësitë e mia fotografike dhe të provoj gjëra të reja që lidhen me fotografinë në praktikë ”, thotë Enesa Veseli, njëra nga pjesëmarrëset e këtij trajnimi.
Pasi u njohën me bazat teorike, pjesëmarrësit dolën në terren në qytetin e Nishit, kështu duke vizituar Varrezat e Vjetra, ose parkun përkujtimor, i cili njihet si një vend xhirimesh, por edhe për një njeri të pastrehë që jetoi katër vjet në një nga varret e kësaj varrese. Për pjesëmarrësit, ky vend ishte më se interesant dhe frymëzues për fotografi.
Pas kësaj, ata vizituan qendrën e qytetit dhe Kalanë, u njohën me historinë e saj, fotografuan shumë nga pjesët e saj të bukura dhe më në fund ata u shpërblyen me çertifikata. Ndarja e çertifikatave u bë në Skenën Verore, të famshme për mbajtjen e festimeve dhe ngjarjeve kryesore të qytetit, të tilla si Festivalet e Filmit dhe shumë koncerte të mrekullueshme.
“Vendet që vizituam ishin shumë frymëzuese dhe më dhanë një emocion të vërtet. Mendoj se, pasi mësuam teknikat dhe rregullat e fotografisë, bëra shumë fotografi të bukura që arrijnë të tregojnë nga afër ato frymëzime”, thotë Blerina Ramizi, e cila u nda me përshtypje të mrekullueshme .
Ky është vetëm një trajnim i rradhës nga një seri trajnimesh që ne organizuam për të rinjtë nga jugu i Serbisë me dëshirën për të fituar sa më shumë njohuri praktike, të cilat ata do t’i përdorin në jetën e përditshme, përgjatë shkollimit apo kërkimit për punë, varësisht se çfarë janë prioritetet aktuale në jetën e tyre. Gradjanske Inicijative sigurisht kanë prioritet ardhjen në ndihmë të rinjve nga Vranja, Bujanoci, Lebani dhe Presheva që të bëhen njerëz aktivë dhe të gatshëm për të sjellë ndryshime në komunitetet në të cilat ata jetojnë.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development (ALVED) financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe implementuar nga Peaceful Change initiative dhe People in Need në partneritet me Gradjanske Inicijative, PEN – Peer Educators Network dhe NVO Aktiv.
Prevod: Tuba Avdiji