Zapošljavanje Albanaca u policiji u Preševu, Bujanovcu i Medveđi / Punësimi i shqiptarëve në polici në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

3. septembar 2026.

Zapošljavanje Albanaca u policiji: Mladi ukazuju na značaj ravnopravne zastupljenosti u Preševu, Bujanovcu i Medveđi

 

Nedovoljna zastupljenost pripadnika albanske zajednice u policiji u Preševu, Bujanovcu i Medveđi i dalje predstavlja izazov, uprkos ranijim inicijativama usmerenim na razvoj multietničke policije. Na ovo ukazuje izveštaj „Zapošljavanje Albanaca u policiji u Preševu, Bujanovcu i Medveđi“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.

Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju relevantne informacije i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.

Jedna od tema koju su mladi prepoznali jeste zastupljenost albanske zajednice u policiji i prepreke sa kojima se potencijalni kandidati suočavaju prilikom prijavljivanja i selekcije.

Inicijativa za razvoj multietničke policije u Preševu, Bujanovcu i Medveđi pokrenuta je 2001. godine sa ciljem povećanja zastupljenosti manjinskih zajednica i jačanja poverenja između građana i institucija. Iako je u početnim godinama donela pozitivne rezultate, broj novoprimljenih pripadnika albanske zajednice poslednjih godina ostaje veoma nizak. 

Podaci istovremeno pokazuju da interesovanje mladih postoji. Tokom promotivnih aktivnosti Misije OEBS-a u junu 2026. godine, 19 potencijalnih kandidata iskazalo je potrebu za dodatnom pripremom iz srpskog jezika i informacijama o procesu selekcije. U okviru šire kampanje za pripadnike nacionalnih manjina, interesovanje je iskazalo i 28 mladih iz albanske zajednice, dok su se na konkurs iz decembra 2025. godine za osnovnu policijsku obuku prijavila 24 pripadnika albanske nacionalne manjine. 

Izveštaj ukazuje i na jezičke i druge prepreke u procesu selekcije. Kao odgovor na deo ovih izazova, uvedene su određene promene, uključujući izmenu testa iz srpskog jezika, prevod psiholoških testova na jezike nacionalnih manjina i organizovanje pripremnih kurseva za potencijalne kandidate. 

Pitanje je dodatno važno jer se generacija pripadnika multietničke policije primljena početkom 2000-ih približava penziji, dok je broj novih pripadnika albanske zajednice i dalje nizak. Veća zastupljenost različitih zajednica u policiji važna je za poverenje građana u institucije, jednak pristup zapošljavanju u javnom sektoru i društvenu koheziju. 

Više o podacima, postojećim izazovima i merama podrške kandidatima možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Zapošljavanje Albanaca u policiji u Preševu, Bujanovcu i Medveđi.

*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.

Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.

 

Punësimi i shqiptarëve në polici: Të rinjtë vënë në pah rëndësinë e përfaqësimit të barabartë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

Përfaqësimi i pamjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në polici në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon të mbetet një sfidë, pavarësisht nismave të mëparshme për zhvillimin e policisë multietnike. Këtë e vë në pah raporti “Punësimi i shqiptarëve në polici në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.

Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin informacione relevante dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković. 

Një nga temat e identifikuara nga të rinjtë është përfaqësimi i komunitetit shqiptar në polici dhe pengesat me të cilat përballen kandidatët potencialë gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes.

Nisma për zhvillimin e policisë multietnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë filloi në vitin 2001, me qëllim rritjen e përfaqësimit të komuniteteve pakicë dhe forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Edhe pse në vitet e para kjo nismë solli rezultate pozitive, numri i pjesëtarëve të rinj të komunitetit shqiptar të pranuar në polici gjatë viteve të fundit mbetet shumë i ulët.

Të dhënat tregojnë njëkohësisht se interesimi i të rinjve ekziston. Gjatë aktiviteteve promovuese të Misionit të OSBE-së në qershor 2026, 19 kandidatë potencialë shprehën nevojën për përgatitje shtesë në gjuhën serbe dhe për më shumë informacione rreth procesit të përzgjedhjes. Në kuadër të një fushate më të gjerë për pjesëtarët e pakicave kombëtare, interesim shprehën edhe 28 të rinj nga komuniteti shqiptar, ndërsa në konkursin e dhjetorit 2025 për trajnimin bazë policor aplikuan 24 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare. 

Raporti vë në pah edhe pengesat gjuhësore dhe sfida të tjera në procesin e përzgjedhjes. Si përgjigje ndaj një pjese të këtyre sfidave, janë ndërmarrë disa ndryshime, përfshirë ndryshimin e testit të gjuhës serbe, përkthimin e testeve psikologjike në gjuhët e pakicave kombëtare dhe organizimin e kurseve përgatitore për kandidatët potencialë. 

Kjo çështje bëhet edhe më e rëndësishme pasi gjenerata e pjesëtarëve të policisë multietnike, të pranuar në fillim të viteve 2000, po i afrohet pensionimit, ndërsa numri i pjesëtarëve të rinj të komunitetit shqiptar mbetet i ulët. Përfaqësimi më i madh i komuniteteve të ndryshme në polici është i rëndësishëm për forcimin e besimit të qytetarëve në institucione, qasjen e barabartë në punësim në sektorin publik dhe kohezionin shoqëror. 

Për më shumë rreth të dhënave, sfidave ekzistuese dhe masave mbështetëse për kandidatët, mund ta lexoni raportin këtu: Punësimi i shqiptarëve në polici në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.