Putna i pešačka infrastruktura u Štrpcu / Infrastruktura rrugore dhe për këmbësorë në Shtërpcë

5. septembar 2026.

Putna i pešačka infrastruktura u Štrpcu: Mladi ukazuju na probleme koji utiču na bezbednost građana

 

Rupe i oštećenja na putevima, nedostatak pešačkih prelaza i trotoara, kao i nedovoljna javna rasveta, među glavnim su problemima koje građani prepoznaju kada je reč o putnoj i pešačkoj infrastrukturi u opštini Štrpce. Na ove probleme ukazuje „Izveštaj o stanju putne i pešačke infrastrukture u Opštini Štrpce“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.

Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija.Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.

Jedna od tema koju su mladi prepoznali jeste stanje putne i pešačke infrastrukture i njen uticaj na bezbednost i svakodnevno kretanje građana u Štrpcu.

Istraživanje je sprovedeno kroz anonimnu anketu sa 11 učesnika. Čak 90,9% ispitanika navelo je rupe i oštećenja na kolovozu kao jedan od najvećih problema, 72,7% nedostatak pešačkih prelaza, dok je više od polovine ukazalo na nedostatak trotoara i nedovoljnu javnu rasvetu. 

Problem nedostatka trotoara posebno utiče na bezbednost pešaka, koji su na pojedinim deonicama primorani da se kreću kolovozom. Građani kao problematične lokacije navode Glavnu ulicu, Gotovušu, Sevce i druge delove opštine, dok se na putu do škole kao rizici izdvajaju neobeleženi pešački prelazi, nedostatak trotoara i javne rasvete. 

Ispitanici ukazuju i na prepreke sa kojima se suočavaju starije osobe, osobe sa invaliditetom i smanjenom pokretljivošću, kao i roditelji sa dečjim kolicima, posebno zbog nepostojanja trotoara, neadekvatnih prilaza i nepropisnog parkiranja. 

Kao najvažnije prioritete za buduća ulaganja građani izdvajaju javnu rasvetu i pešačke prelaze, izgradnju trotoara, sanaciju postojećih puteva i bolju saobraćajnu signalizaciju. Nalazi tako pokazuju da pitanje infrastrukture nije samo pitanje održavanja puteva, već i bezbednosti i pristupačnosti javnog prostora za sve građane. 

Više o nalazima, iskustvima građana, kritičnim lokacijama i prioritetima za unapređenje infrastrukture možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Izveštaj o stanju putne i pešačke infrastrukture u Opštini Štrpce.

*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.

Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.

 

Infrastruktura rrugore dhe për këmbësorë në Shtërpcë: Të rinjtë vënë në pah problemet që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve

 

Gropat dhe dëmtimet në rrugë, mungesa e vendkalimeve dhe trotuareve për këmbësorë, si dhe ndriçimi i pamjaftueshëm publik, janë ndër problemet kryesore që qytetarët identifikojnë në lidhje me infrastrukturën rrugore dhe atë për këmbësorë në komunën e Shtërpcës. Këto probleme i nxjerr në pah “Raporti mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe për këmbësorë në Komunën e Shtërpcës”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.

Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković. 

Një nga çështjet e identifikuara nga të rinjtë është gjendja e infrastrukturës rrugore dhe për këmbësorë dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe lëvizjen e përditshme të qytetarëve në Shtërpcë.

Hulumtimi është realizuar përmes një ankete anonime me 11 pjesëmarrës. 90,9% e të anketuarve i kanë identifikuar gropat dhe dëmtimet në rrugë si një nga problemet kryesore, 72,7% mungesën e vendkalimeve për këmbësorë, ndërsa më shumë se gjysma kanë vënë në pah mungesën e trotuareve dhe ndriçimin e pamjaftueshëm publik. 

Mungesa e trotuareve ndikon veçanërisht në sigurinë e këmbësorëve, të cilët në disa pjesë detyrohen të lëvizin në rrugë së bashku me automjetet. Qytetarët përmendin si zona problematike Rrugën Kryesore, Gotovushën, Sevcën dhe pjesë të tjera të komunës, ndërsa në rrugën drejt shkollës si rreziqe veçohen vendkalimet e pamjaftueshme ose të pashënuara, mungesa e trotuareve dhe ndriçimit publik. 

Të anketuarit vënë në pah edhe pengesat me të cilat përballen personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe me lëvizshmëri të zvogëluar, si dhe prindërit me karroca për fëmijë, veçanërisht për shkak të mungesës së trotuareve, qasjeve të papërshtatshme dhe parkimit të parregullt të automjeteve. 

Si prioritete kryesore për investimet e ardhshme, qytetarët veçojnë ndriçimin publik dhe vendkalimet për këmbësorë, ndërtimin e trotuareve, sanimin e rrugëve ekzistuese dhe përmirësimin e sinjalizimit në trafik. Gjetjet tregojnë se infrastruktura nuk është vetëm çështje e mirëmbajtjes së rrugëve, por edhe e sigurisë dhe qasjes së barabartë në hapësirat publike.

Për më shumë rreth gjetjeve, përvojave të qytetarëve, lokacioneve kritike dhe prioriteteve për përmirësimin e infrastrukturës, mund ta lexoni raportin këtu: Raporti mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe për këmbësorë në Komunën e Shtërpcës.

*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.