01 сеп Mladi u Bujanovcu: Postoje mehanizmi za mlade, ali je potrebno da budu vidljiviji i dostupniji / Të rinjtë në Bujanoc: Mekanizmat për të rinjtë ekzistojnë, por duhet të jenë më të dukshëm dhe më të qasshëm
1. septembar 2026.
Mladi u Bujanovcu: Postoje mehanizmi za mlade, ali je potrebno da budu vidljiviji i dostupniji
Bujanovac ima Kancelariju za mlade, Savet za mlade i budžetska sredstva namenjena omladinskoj politici, ali iskustva mladih ukazuju na potrebu da postojeći mehanizmi budu vidljiviji, dostupniji i više usmereni na njihove stvarne potrebe. Na to ukazuje izveštaj „Mogućnosti, učešće i potrebe mladih u opštini Bujanovac“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
U Bujanovcu je istraživanje bilo usmereno na rad Kancelarije za mlade i Saveta za mlade, učešće mladih u donošenju odluka, dostupnost prostora i aktivnosti, kao i njihove planove za budućnost.
Anketa je obuhvatila deset mladih iz Bujanovca i okolnih sela. Devet od deset ispitanika zna da Kancelarija za mlade postoji, ali samo šestoro zna gde se ona nalazi, dok je svega dvoje koristilo njen prostor ili učestvovalo u njenim aktivnostima. Kao jedna od glavnih prepreka izdvaja se nedostatak informacija o programima i mogućnostima za uključivanje.
Kada je reč o učešću u donošenju odluka, šest od deset ispitanika nema iskustvo učešća u javnoj raspravi, anketi, omladinskoj inicijativi, Savetu za mlade ili sastanku sa institucijama. Istovremeno, Opština navodi da mlade uključuje kroz konsultacije, javne pozive, sastanke, edukativne aktivnosti i saradnju sa organizacijama. Nalazi tako ukazuju na razliku između formalno postojećih mogućnosti i iskustva dela mladih sa njihovim stvarnim uticajem.
Mladi ukazuju i na potrebu za više prostora i sadržaja. Među njihovim predlozima su prostor za umetnost i kreativne aktivnosti, bioskop i filmske projekcije, uređeni parkovi, čitalački klub i prostor za druženje i razmenu ideja. Pojavljuje se i predlog za multikulturalni omladinski centar u kojem bi mladi iz različitih zajednica zajedno učestvovali u aktivnostima.
Posebno se izdvaja podatak da devet od deset ispitanika razmišlja o odlasku iz Bujanovca, pri čemu se među razlozima navode obrazovanje, zaposlenje, kvalitet života i veće mogućnosti za budućnost. Zbog malog uzorka ovaj nalaz nije reprezentativan za sve mlade u opštini, ali predstavlja važan signal za dalje istraživanje i delovanje.
Mladi kroz Youth Alert Platformu ukazuju na potrebu za usvajanjem Lokalnog akcionog plana za mlade, jačanjem i transparentnijim radom Saveta za mlade, boljim informisanjem o radu Kancelarije za mlade, redovnijim konsultacijama i uspostavljanjem stalnog i funkcionalnog prostora za mlade.
Više o iskustvima mladih, ključnim nalazima i preporukama možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Mogućnosti, učešće i potrebe mladih u opštini Bujanovac.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Të rinjtë në Bujanoc: Mekanizmat për të rinjtë ekzistojnë, por duhet të jenë më të dukshëm dhe më të qasshëm
Bujanoci ka Zyrën për të Rinj, Këshillin për të Rinj dhe mjete buxhetore të dedikuara për politikat rinore, por përvojat e të rinjve tregojnë nevojën që mekanizmat ekzistues të jenë më të dukshëm, më të qasshëm dhe më të orientuar drejt nevojave të tyre reale. Këtë e vë në pah raporti “Mundësitë, pjesëmarrja dhe nevojat e të rinjve në komunën e Bujanocit”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve. Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Në Bujanoc, hulumtimi është fokusuar në funksionimin e Zyrës për të Rinj dhe Këshillit për të Rinj, pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, qasjen në hapësira dhe aktivitete, si dhe planet e tyre për të ardhmen.
Anketa ka përfshirë dhjetë të rinj nga Bujanoci dhe fshatrat përreth. Nëntë nga dhjetë të anketuar e dinë se ekziston Zyra për të Rinj, por vetëm gjashtë e dinë se ku ndodhet, ndërsa vetëm dy kanë përdorur hapësirën e saj ose kanë marrë pjesë në aktivitetet e saj. Mungesa e informacionit mbi programet dhe mundësitë për përfshirje paraqitet si një nga pengesat kryesore.
Sa i përket pjesëmarrjes në vendimmarrje, gjashtë nga dhjetë të anketuar nuk kanë përvojë pjesëmarrjeje në debat publik, anketë, nismë rinore, Këshillin për të Rinj apo takim me institucionet. Në të njëjtën kohë, Komuna thekson se i përfshin të rinjtë përmes konsultimeve, thirrjeve publike, takimeve, aktiviteteve edukative dhe bashkëpunimit me organizatat. Gjetjet tregojnë kështu një dallim ndërmjet mundësive që ekzistojnë formalisht dhe mënyrës se si një pjesë e të rinjve e përjetojnë ndikimin e tyre real.
Të rinjtë vënë në pah edhe nevojën për më shumë hapësira dhe përmbajtje. Ndër propozimet e tyre janë hapësira për art dhe aktivitete kreative, kinema dhe shfaqje filmash, parqe të rregulluara, klub leximi dhe hapësira për shoqërim dhe shkëmbim idesh. Është propozuar gjithashtu krijimi i një qendre rinore multikulturore, ku të rinjtë nga komunitete të ndryshme do të mund të merrnin pjesë së bashku në aktivitete.
Veçanërisht bie në sy fakti se nëntë nga dhjetë të anketuar mendojnë për largimin nga Bujanoci, ndërsa ndër arsyet përmenden arsimi, punësimi, cilësia e jetës dhe mundësitë më të mira për të ardhmen. Për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, ky rezultat nuk është përfaqësues për të gjithë të rinjtë në komunë, por paraqet një sinjal të rëndësishëm për hulumtim dhe veprim të mëtejshëm.
Përmes Youth Alert Platform, të rinjtë vënë në pah nevojën për miratimin e Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë, fuqizimin dhe rritjen e transparencës së punës së Këshillit për të Rinj, informim më të mirë mbi punën e Zyrës për të Rinj, konsultime më të rregullta dhe krijimin e një hapësire të përhershme dhe funksionale për të rinjtë.
Për më shumë rreth përvojave të të rinjve, gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve, mund ta lexoni raportin këtu: Mundësitë, pjesëmarrja dhe nevojat e të rinjve në komunën e Bujanocit.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
