04 сеп Ograničena dostupnost usluga Pošte Srbije na Kosovu / Qasja e kufizuar në shërbimet e Postës së Serbisë në Kosovë
4. septembar 2026.
Ograničena dostupnost poštanskih usluga na Kosovu*: Mladi ukazuju na posledice po svakodnevni život građana
Zatvaranje poslovnica Pošte Srbije na Kosovu značajno je promenilo način na koji deo građana pristupa poštanskim, finansijskim i administrativnim uslugama, donoseći duža putovanja, dodatne troškove i poteškoće sa prijemom važnih dokumenata i pošiljaka. Na ove probleme ukazuje „Izveštaj o ograničenom funkcionisanju poštanskih usluga i pojedinih institucija Republike Srbije na Kosovu“, pripremljen u okviru Youth Alert Platforme, koju čine mladi sa juga Srbije i severa Kosova*.
Youth Alert Platforma okuplja mlade koji prepoznaju i dokumentuju probleme sa kojima se njihove zajednice suočavaju, prikupljaju iskustva građana i kroz konkretne preporuke ukazuju na pitanja koja zahtevaju pažnju institucija. Proces rada mladih u okviru Platforme, mentorski je podržala Dejana Cvetković.
Jedna od tema koju su mladi prepoznali jeste dostupnost poštanskih usluga nakon zatvaranja poslovnica Pošte Srbije.
Izveštaj se zasniva na anketi sa 13 ispitanika. Čak 92,3% učesnika ocenilo je trenutnu dostupnost poštanskih usluga kao lošu ili veoma lošu, dok devet od 13 ispitanika navodi da danas mora da putuje najmanje sat vremena kako bi došlo do poštanske usluge. Kao destinacije se najčešće navode Merdare, ali i Jarinje, Raška i druge lokacije u Srbiji.
Pored vremena potrebnog za putovanje, građani se suočavaju i sa dodatnim troškovima. Ispitanici koji su naveli konkretne iznose procenjuju trošak jednog odlaska između 1.200 i 7.000 dinara, u zavisnosti od destinacije i načina prevoza. Istovremeno, 84,6% ispitanika navodi da više ne može da koristi sve vrste poštanskih usluga kao ranije ili da je njihovo korišćenje sada znatno otežano.
Poseban problem predstavlja prijem važnih dokumenata i pošiljaka. Devet od 13 ispitanika navelo je poteškoće sa prijemom pisama, dokumenata, računa, rešenja, poziva ili drugih važnih pošiljaka, dok je gotovo polovina učesnika navela konkretne slučajeve kašnjenja, propuštenih rokova ili drugih posledica zbog otežanog slanja i prijema pošte.
Nalazi ukazuju na potrebu za dostupnim, predvidivim i jasno organizovanim poštanskim uslugama, kao i boljim informisanjem građana o tome gde i na koji način mogu da koriste usluge koje su im potrebne.
Više o iskustvima građana, ključnim nalazima i mogućim rešenjima možete pročitati u izveštaju koji se nalazi ovde: Izveštaj o ograničenom funkcionisanju poštanskih usluga i pojedinih institucija Republike Srbije na Kosovu.
*Ova oznaka ne prejudicira stavove o statusu i u skladu je sa Rezolucijom SB UN 1244 i Mišljenjem Međunarodnog suda pravde o Deklaraciji o nezavisnosti Kosova.
Ova aktivnost je realizovana uz podršku RYCOgnizing YPS grant šeme, koju podržava Nemačka saradnja, a sprovodi RYCO.
Qasja e kufizuar në shërbimet postare në Kosovë*: Të rinjtë vënë në pah pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve
Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në Kosovë ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si një pjesë e qytetarëve kanë qasje në shërbimet postare, financiare dhe administrative, duke sjellë udhëtime më të gjata, shpenzime shtesë dhe vështirësi në pranimin e dokumenteve dhe dërgesave të rëndësishme. Këto probleme i nxjerr në pah “Raporti mbi funksionimin e kufizuar të shërbimeve postare dhe institucioneve të caktuara të Republikës së Serbisë në Kosovë”, i përgatitur në kuadër të Youth Alert Platform, e cila përbëhet nga të rinj nga jugu i Serbisë dhe veriu i Kosovës*.
Youth Alert Platform mbledh të rinj që identifikojnë dhe dokumentojnë problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, mbledhin përvojat e qytetarëve dhe, përmes rekomandimeve konkrete, ngrenë çështje që kërkojnë vëmendjen e institucioneve.Procesi i punës së të rinjve në kuadër të Platformës është mbështetur përmes mentorimit nga Dejana Cvetković.
Një nga çështjet e identifikuara nga të rinjtë është qasja në shërbimet postare pas mbylljes së degëve të Postës së Serbisë.
Raporti bazohet në një anketë me 13 pjesëmarrës. 92,3% e të anketuarve e kanë vlerësuar qasjen aktuale në shërbimet postare si të dobët ose shumë të dobët, ndërsa nëntë nga 13 pjesëmarrësit kanë deklaruar se sot duhet të udhëtojnë të paktën një orë për të pasur qasje në shërbime postare. Ndër destinacionet më të përmendura janë Merdarja, por edhe Jarinja, Rashka dhe lokacione të tjera në Serbi.
Përveç kohës së nevojshme për udhëtim, qytetarët përballen edhe me shpenzime shtesë. Pjesëmarrësit që kanë dhënë shuma konkrete i vlerësojnë shpenzimet për një udhëtim nga 1.200 deri në 7.000 dinarë, varësisht nga destinacioni dhe mënyra e transportit. Në të njëjtën kohë, 84,6% e të anketuarve deklarojnë se nuk mund t’i përdorin më të gjitha llojet e shërbimeve postare si më parë ose se qasja në to tani është dukshëm më e vështirë.
Një problem i veçantë është pranimi i dokumenteve dhe dërgesave të rëndësishme. Nëntë nga 13 të anketuarit kanë raportuar vështirësi në pranimin e letrave, dokumenteve, faturave, vendimeve, njoftimeve apo dërgesave të tjera të rëndësishme, ndërsa pothuajse gjysma kanë përmendur raste konkrete të vonesave, humbjes së afateve ose pasojave të tjera për shkak të vështirësive në dërgimin dhe pranimin e postës.
Gjetjet tregojnë nevojën për shërbime postare të qasshme, të parashikueshme dhe të organizuara qartë, si dhe për informim më të mirë të qytetarëve se ku dhe në çfarë mënyre mund t’i përdorin shërbimet që u nevojiten.
Për më shumë rreth përvojave të qytetarëve, gjetjeve kryesore dhe zgjidhjeve të mundshme, mund ta lexoni raportin këtu: Raporti mbi funksionimin e kufizuar të shërbimeve postare dhe institucioneve të caktuara të Republikës së Serbisë në Kosovë.
*Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e skemës së granteve RYCOgnizing YPS, të mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman dhe të zbatuar nga RYCO.
